• |
ide | kryesore

Mesazhi i fundit i 29-vjeçarit të vetëvrarë në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Lajme, Të fundit



Zbulohet mesazhi i fundit i Xhino Koçës, i riu që u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi” më 13 gusht, pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. 29-vjeçari shkruante se nuk ka fjalë që të përshkruajë dhimbjen që ndjente për atë që do t’iu shkaktonte familjarëve me veprimin e tij.

Xhino u hodh nga kati katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”, në kushte të rënduara psikologjike, dhe nëna e tij rrëfeu për emisionin Open fjalët e tij të fundit.

“Kaq ishte dhe për mu! Ju du shum të gjithve, me gjith shpirt, mami, babi, Kriseli, Robin, Inen, Hana, Kena, Voni, Kejdi, Egi, Sushin, pucin. Nuk ka fjale me pershkrujt dhimbjen qe ndjej per dhimbjen e shkaktoj por ju betohem se shkova pertej limiteve te mia shume e shume here. Sdo tregohesha kurrë egoist duke iu merzitur juve por u tejkalua cdo lloj limiti. Ju përgjërohem mos e hidhni jetën tutje. Le t’ju marri malli dua t’ju shikoj të lumtur. Një ditë do ritakohemi. Ju du pa fund. Se harrova flm sepse kryesisht kam pasur një jetë të bukur të lumur. Faji nk eshte i asnjeriu!!! Nuk kishte vend me te mire per tu kuruar ne kushtet qe isha pavaresisht cfare thone mjeket sepse une e njoh veten dhe ne shtepi do ishte bere edhe me keq”, shkruante Xhino.



4 Comments

  1. ”’ Faji nk eshte i asnjeriu!!! Nuk kishte vend me te mire per tu kuruar ne kushtet qe isha pavaresisht cfare thone mjeket sepse une e njoh veten dhe ne shtepi do ishte bere edhe me keq”, shkruante Xhino. ””’

    Po por e jema e tij tha tek Eni Vasili se ” Xhulio akuzonte indiferencen e mjekeve” . Dhe shume portale e nisen me kete fraza lajmin e tyre .
    E kuptoj dhimbjen e Nenes, dhe kuptoj dhe nxjerrjen e dufit ….. , Por kuptoj dhe porpaganden qe qelbur qe behet me vdekjen.

  2. Është rritur me atë frymë dhe i ka ngjitur me atë frymë shkallët e besimit të Byrosë Politike duke mos u ndalur përpara asgjëje, duke u bërë kanakari i zemrës së udhëheqjes komuniste dhe persekutori i kolegëve të tij, dy prej të cilëve u degdisën në fshatrat e Kavajës çiftë të shkretët, burrë e grua, me kamion me gjithë shtëpinë mbi karroceri, syrgjynosur vetëm e vetëm prej zellit fanatik të një sekretari partie që habiti edhe vetë Komitetin Qendor me ngulmimin e tij.

    Dhe që ishte ky vetë, varrmihësi i çdo vlere morale të politikës së pas vitit ’90, prurësi në demokracinë e sapolindur i dyfytërësisë së skajshme ngritur mbi artin e mashtrimit….

  3. Po kjo fjalia e fundit sa i mire eshte spitali pse ndryshon nga te tjerat? Mos eshte shkruar gje pas vdekjes? 🙁
    Kthejuni telefonat te semureve se eshte kriminale!

  4. Me siguri e ka shkruar dikush tjeter pasi eshte hedh. Mban ere krimi te shemtuar nese eshte keshtu dhe duhet hetuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *