• |
ide | kryesore

Ndjekësit kryqëzojnë Kendall Jenner

-Instant, Paparazzi, Slider



Një tjetër Kardashian është përsëri nën kritikat e njerëzve. Këtë herë, Kendall Jenner.Arsyeja është ditëlindja e saj e 25-të, që përkon me ditën e Halloween.Kendall vendosi të festonte në një bar në Hollywood, pavarësisht faktit që vendi është në mes të një pandemie. Shëndeti Publik i Los Angeles thotë se “Banorët që mblidhen me deri në dy familje të tjera, duhet ta bëjnë këtë vetëm jashtë, të pajisur me maska dhe duke mbajtur rreth 1.5 metër distancë gjatë gjithë kohës.” Sigurisht që nuk ndodhi aspak kështu. Kendall thuhet se u kërkoi të pranishmëve të mos postonin asnjë foto në rrjetet sociale, por as kjo nuk ndodhi! Ky është një nga postimet në Story-t e Kylie Jenner.
Njerëzit janë të acaruar me Kendall Jener dhe kanë të
Të ftuarit përfshinin Saweetie, Doja Cat, The Weeknd, Winnie Harlow etj.
Njerëzit janë të acaruar me Kendall Jener dhe kanë të
Mendohet se ishin rreth 100 të ftuar, të cilëve iu bë një “test i shpejtë” përpara se të shkonin në mbrëmje. Nga fotot duket Justin Bieber dhe Jaden Smith, i cili ishte maskuar si një “i sëmurë me maskë oksigjeni”.

Njerëzit janë të acaruar me Kendall Jener dhe kanë të

Sidoqoftë, njerëzit nuk ishin aspak të lumtur:

“Kendall bëri një festë të madhe me gjithë këta të famshëm pa maska, në mes të një pandemie dhe vendosi rregullin “jo në rrjete sociale”, që njerëzit mos ta merrnin vesh!”

“Kendall Jenner duke fryrë qirinjtë, ndërkohë që kamarieri me maskë i mban tortën dhe përpiqet mos t’i qëndrojë afër, është një nga gjërat më të frikshme që kam parë këtë Halloween.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *