• |
ide | kryesore

Ndryshime në kupolën drejtuese të policisë (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Ndryshime në radhët e drejtorve të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime në Kukës, Elbasan dhe Dibër.

Burime për news 24 bëjnë me dije se Arjan Muça, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan do të transferohet në Tiranë tek Drejtoria e Përgjithshme për t’ia lënë vendin zv/drejtorit Alket Shatro.

Në Kukës Erigert Mitri, drejtor i Drejtorisë Vendore po ashtu transferohet në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë teksa në vend të tij emërohet Alban Çela, drejtori i DVP Kukës.

Edhe Skënder Kalemi i Dibrës do të transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në vend të tij do të shkojë Artur Selimi që mbante detyrën e zv/drejtorit të Drejtorisë në Vlorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *