• |
ide | kryesore

“Në fund e rëndësishme është se kush e ka fituar kampionatin”: Egbo ‘thumbon’ Kukësin para përplasjes së madhe

-Instant, Sport



“Nuk ka asnjë përballje të lehtë. Mendoj se të gjithë ekipet janë njëlloj, sidomos në nisjen e kampionatit, kur nuk dihet se në çfarë gjendje janë ekipet. Po luajmë si kampionë në fuqi kundër vendit të dytë. Mendoj se Tirana-Kukësi mund të jetë një tjetër derbi i kampionatit shqiptar”. Kështu karikon tiranën tekniku Emmanuel Egbo, në vigjilje të sfidës së kampionët kundër nënkampionëve. Natyrisht që gjërat kanë ndryshuar që kur dy skuadrat përfunduan kampionatin, por kjo nuk e ka zbehur entuziazmin e teknikut nigerian, që priret ta theksojë se bardheblutë do të zbresin në fushë si kampionë në fuqi.

“Po flasim për kampionatin 2020-2021, nuk dua të kthehem mbrapa sepse ndeshja, që kemi para është e rëndësishme – theksoi Egbo -. Në fund e rëndësishme është se kush e ka fituar kampionatin, jo kush ka fituar në përballjet direkte. Kampionatet kanë treguar edhe në vende të tjera se ekipet e vogla në letër janë ekipe më të vështira”.

Gjërat nuk janë të lehta për Egbo në këtë vigjilje. Tirana duhet të bëjë pa gjithë linjën e mesfushës dhe në krah një mungesë që e vë në dilema teknikun. Kale, Celhaka, Toshevski janë të dëmtuar, ndërsa Torassa e Batha të skualifikuar nga disiplina, por Egbo nuk fshihet pas tyre, duke mos e bërë alibi: “Mungesat? Normalisht që janë mungesa, që do i ndiejmë shumë, por kam besim se lojtarët që do jenë në fushë do bëjmë maksimumin”.

Tirana do të zbresë në fushë, në orën 13.45, në stadiumin Skënderbeu të Korcës, për shkak të padisponueshmërisë së stadiumit Selman Stërmasi, për të sfiduar Kukësin e Gegës, në një ndeshje që hap me intensitet të lartë Superioren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *