Studentët kanë vijuar edhe sot protestën kundër zhvillimit të mësimt online e nisur dje në ditën e parë të vitit të ri akademik. Njësoj si ditën e djeshme, studentët protestuan në katër pika të ndryshme në Tiranë kundër këtij vendimi. Ata i shpalosën kërkesat e tyre dhe i kanë adresuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe ato janë:
- Mësimi i alternuar ndërmjet online dhe auditore, leksionet online ndërsa seminaret në auditore;
- Rimbursim i pagesës së konvikteve dhe qirave;
- Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët;
- Mundësim i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online.
Kush po e rru per studentat. Kta e kan mendjen te vjedhin noj toke per pallat
Sikur të shtoni te ato pikat edhe mos lejimin më të kyçjeve. U çuat qe u çuat, bëjeni tamam. Dhe mos harroni se po nuk luftuat për të drejtat e juaja të shtypur do ngelni gjithmonë, femija po nuk qau nuk pi qumësht.