• |
ide | kryesore

Policia shqiptare reagon për kamionin me mbi 2 ton kanabis: Nuk e dimë ku u ngarkua droga

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas publikimit në mediat malazeze të kapjes së një sasie rekord prej mbi 2 ton kanabis në një kamion me fruta që kishte hyrë nga Shqipëria ka reaguar edhe policia shqiptare. Në një deklaratë të shparëndarë në mbrëmje policia shqiptare fillimisht konfirmon se në vendkalimin kufitar Hani i Hotit (Bozaj), shërbimet policore dhe ato doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të një kamioni tranzit, kanë gjetur të fshehur brenda ngarkesës me fruta-perime, një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar marijuanë.

Policia thotë se kamioni që drejtohej nga shtetasi E. C. ishte ngarkuar me fruta-perime në shtetin grek dhe kishte hyrë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, tranzit për në vendet e BE-së.
Policia e Shtetit thotë se pas shkëmbimit të informacioneve paraprake me homologët malazezë, ka dërguar në Malin e Zi, një grup specialistësh të Hetimit të Narkotikëve, me qëllim kryerjen e hetimeve të përbashkëta dhe përcaktimin e origjinës se nga është marrë lënda narkotike.

Ajo që policia shqiptare nuk saktëson është se ku u ngarkua kamioni me kanabis. Ai kishte hyrë nga Greqia me fruta perime, por e kishte kaluar pa problem doganën greke dhe atë shqiptare 2 herë. Nuk do shumë filozofi të kuptosh se pas hyrjes nga Greqia, një pjesë e kamionit u zbraz nga perimet dhe u mbush me kanabis në Shqipëri me destinacion Europën. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *