Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse duhen ndëshkuar me gjoba kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pasi janë shfaqur në publik pa maskat anti-Covid.
Për Veliajn, Rama tha se e ka korrigjuar gabimin, ndërsa për Metën e Kryemadhin është detyrim i institucioneve për të marrë masa ndaj tyre. Rama e cilësoi skandaloz në të gjitha aspektet faktin që Meta e Kryemadhi shfaqen pa maska.
“Lali Eri e ka korrigjuar gabimin, sepse duke qenë se kaloi Covidin harroi që maska duhet mbajtur, aq më tepër nga dikush që është edhe përfaqësues i institucioneve. Për dy të tjerët natyrisht që duhet të merren masa, por nuk jam unë që i marr këto masa, por institucionet që kanë detyrimin. Është skandaloze në të gjitha aspektet.” – u shpreh Rama i cili vazhdoi duke thënë se ata kanë dalë komplet nga binarët dhe se as nuk duhet imagjinuar që të marrin në dorë fatin e vendit.
Ai plehu “i paska korrigjur veprimet”. Ky eshte mesazhi i Rames. Ska lidhje me masken. Se rruan njeri per nje gjobe maske. Keta flasin me kode. Tani lartmedheria e tij pret “te korrigjojne veprimet Iliri dhe Monika”, ne 26 prill. E kuptoni mesazhin? Kualicion u kerkon ky pas zgjedhjeve.
“… ata kane dale nga binarët…” … hahaha, ah mo Edi o i gjati ynë, na gajase, rrofsh ti per humorin që ke!
Ik o Rame merr per grua ndonje qe i ka vdek burri ate bej. Mundesisht te ta qijne te tjeret mos te lodhesh fare…