• |
ide | kryesore

Rreh të fejuarën, Giggs arrestohet për dhunë në familje: përjashtohet nga Uellsi

-Instant, Sport



Tekniku aktual i Uellsit, Ryan Giggs, është arrestuar si autor i pretenduar i një agresioni në familje ndaj të fejuarës së tij. Ish-mesfushori i Manchester United është shoqëruar në komisariatin e policisë e i është nënshtruar marrjes në pyetje për disa orë, përpara se të lihej i lirë me kusht në Pendleton. Ngjarja është bërë e ditur në polici nga fqinjët, që kanë lajmëruar forcat e rendit për shkak të zhurmave që vinin nga banesa: “Një grua rreth të 30 ka pësuar dëmtime të lehta, por nuk ka patur nevojë për mjekim. Një 46 vjecar është arrestuar me akuzën e agresionit”, ka deklaruar një zëdhënës i policisë në Manchester, në lidhje me sherrin.

Tani Giggs nuk do të marrë pjesë në grumbullimin e ardhshëm të kombëtares uellsiane e do të bëjë mënjanë si trajner për tre ndeshjet e ardhshme. “Federata e Ryan Giggs kanë konkorduar me akord të përbashkët se tekniku nuk do të marrë pjesë në grumbullimin e ardhshëm. Prioriteti ynë i menjëhershëm është të përgatisim skuadrën për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare”.

Do të jetë Robert Page që do të marrë udhëheqjen teknike të skuadrës për tre ndeshjet e ardhshme kundër SHBA-së, Republikës së Irlandës e Finlandës, i mbështetur nga Albert Stuivenberg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *