• |
ide | kryesore

Ryan Giggs akuzohet për sulm ndaj të dashurës në rezidencën e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Ryan Giggs ka mohuar të ketë sulmuar të dashurën e tij Kate Greville në rezidencën e tij prej 1.7 milion funtesh (1.88 milion euro) pasi policia arrestoi yllin e futbollit.

Policia u thirr në shtëpinë e Giggs në Worsley menjëherë pas orës 22:00 të së dielës pas raporteve të ‘një shqetësimi’. Ish-lojtari i Manchester United dhe menaxheri i Uellsit u arrestua nën dyshimin e lëndimit trupor dhe sulmit. Agjenti i tij njoftoi mbrëmë: “Ai mohon të gjitha pretendimet e sulmit të bëra kundër tij”. “Ai po bashkëpunon me policinë dhe do të vazhdojë t’i ndihmojë ata në hetimet e tyre në vazhdim”, shtoi tutje agjenti i Ryan.

Shoqata e Futbollit të Uellsit (FAW) ka anuluar një konferencë shtypi të vendosur për sot nën dritën e akuzave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *