• |
ide | kryesore

Studentët në protestë/ Rama: Mësimi online bëhet kudo, lekët e konviktit do iu kthehen

-Instant, Lajme, Të fundit

Kur studentët janë mbledhur sërish në protestë kundër vendimit të mësimit online, kryeministri Edi Rama u ka dhënë një përgjigje. Kreu i qeverisë u shpreh se vendi është si në situatë lufte dhe në kushte të tilla nuk mund të merren vendime ne plane afatgjata. Sa i përket pagesës së konvikteve, Rama tha se paratë do të kthehen.


“Kjo situatë është situatë lufte dhe nuk mund të planifikosh në plan afatgjatë dhe nuk vjen si rezultat i dëshirës, por i studimit përditë të kurbës dhe në të gjithë vendet. Sot që flasim, rreth e rrotull bëhet online, ne nuk e kemi ndaluar mësimin, por që mësimi do të bëhet në distancë. të rinjtë transmetojnë COVID-in, se shumica janë asimptomatik dhe se nuk janë të prirur të respektojnë rregullat dhe marrin qafë njerëzit më vulnerabël në familje dhe natyrisht që tarifat e paguara për konviktet do të mbahen për muajt e tjerë nëse do të vijnë në konvikt ose do ju kthehen, se nuk është hotel privat nuk ka asnjë problem, por ajo që është e sigurt që nuk po bëjmë asgjë të vecantë nga sa bëjnë të tjerë”, tha Rama.


3 Comments

  1. Rama: “… dhe nuk vjen si rezultat i dëshirës, por i studimit përditë të kurbës …” — studioje kurvën Edi studioje, se ne selamet do te nxjerri 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu