Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka publikuar një video nga gjimnazi “Sami Frashëri” për të vërtetuar edhe njëherë se aty nuk punohet, ndryshe nga ajo që thotë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit iu hakërrye përmes një statusi dy ish-deputeteve duke shkruar: “Cytet Mona me Jorin kush do thotë marrëzinë më të madhe, budallëkën më epik, histerinë më ekstreme. Boll se latë nam – a keni cipe, a skuqeni para fëmijëve, a keni turp, a keni familje?”
Pas kësaj, ka reaguar edhe ish-deputetja Tabaku.
“Unë me fakte, ai me ofendime! Derman gënjeshtarit nuk i bëj dot por për interes të publikut një pamje live nga vendi ku dikur ngrihej Samiu. Nuk është hera e parë që gënjen! Samiu është shembulli ideal për të ilustruar mënyrën se si punojnë! Se si një vit pas tërmetit zvarrisin njerëzit, nxënësit sepse duan korrupsionin më shumë se dijen. Aq shumë sa e përdorin dhe në fatkeqësi madje e kanë të parin në rradhë!”, shkruan Tabaku.