• |
ide | kryesore

Tyga dhe Dj shqiptar së shpejti në një bashkëpunim

-Instant, F1, Paparazzi



Sa herë që flitet për një shqiptar që bashkëpunon me një artist me famë ndërkombëtare ka interes të jashtëzakonshëm. Këtë herë është mësuar se Dj Regard me origjinë nga Ferizaj do të sjellë një bashkëpunim me reperin e famshëm, Tyga. Ata të dy janë bërë bashkë për një projekt të ri, i cili pritet të bëhet publik së shpejti. Është mësuar se kënga e tyre do të vijë me videoklip dhe se do të xhirohet pas disa muajsh. Dj Regard po korr një sukses të jashtëzakonshëm edhe në arenën ndërkombëtare dhe së fundmi ai u nominua në eventin më të madh muzikor në Spanjë, Los40 Music Awards. Dj shqiptar u nominua për çmimin “Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit dance”. Përveç tij në këtë spektakël u nominuan edhe Dua Lipa e Ava Max, njëra në 4 ndërsa tjetra në 3 kategori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *