• |
ide | kryesore

Video/ Mposhti Realin, frenoi Interin, por e turpëron Gladbach: Atletico 12 goditje në portë për një barazim

-Instant, F1, Sport, Video



Fitore e jashtëzakonshme e Borussia Mönchengladbach, që mposhti 6-0 Shakhtar Donetsk në Grupin B të Champions League, që fut edhe më shumë në telashe Inter e Real. Protagonisti i mbrëmjes është Alassane Plea, që firmos një tripletë. Në tabelë shënohet edhe autogoli i Bondar e rrjetat e Bensebaini e Stindl. Në Grupin A, gjysëm hap fals i Atletico Madrid: në Moskë nuk mjafton Gimenez (18’) për të mundur Lokomotiv, Anton Miranchuk barazon në të 25’ me penallti.

GRUPI B – SHAKHTAR 0-6 B. MONCHENGLADBACH
Është një Borussia Mönchengladbach shkatërrues ai që mposhti 6-0 Shakhtar Donetsk në Olimpiskiy të Kievit. Dominimi i bardhezinjve të Basso Reno është i jashtëzakonshëm që në fillim: në minutën e 8’ Plea firmosi 0-1 duke ndërhyrë i pari në krosimin e ulët të Lainer, ndërsa as 10 minuta më vonë Bondar ishte i pafat në devijimin e goditjes së Kramer, duke spostuar Trubin për golin e 0-2. Ajo e të besuarve të Marco Rose është një sulm i paparë drejt kundërshtarëve: në të 26’ Plea firmosi trisin me një goditje të shkëlqyer nga 25 metra, ndërsa pak para pushimit erdhi edhe 4-0, një gol i shënuar nga Bensebaini pas një aksioni të rrëmujshëm në zhvillimet e një goditje këndi. Performanca shkatërrimtare e Shakhtar gjeti fund në pjesën e dytë: në të 65’ Trubin gaboi në rivënien në lojë, duke favorizuar nisjen e aksionit të kundërshtarëve, që kaloi nga këmbët e Pleas për finalizimin e Stindl. në të 78’ ishte akoma franko-maliani që shfrytëzoi asistin e Marcus Thuram duke fiksuar tregolëshin personal (goli u anullua për pozicion jashtë loje, pastaj u vlerësua nga Var), që vlen 6-0 final.






GRUPI A – LOKOMOTIV M. 1-1 AT. MADRID
Atletico Madrid frenon përballë një Lokomotiv Moskë të aftë të qendronte solide edhe pas disavantazhit fillestar, duke rrëmbyer kështu një pikë pavarësisht presionit kundërshtar, sidomos në pjesën e dytë. Ishte një goditje me kokë e Josè Maria Gimenez që kaloi në avantazh Colchoneros në të 18’, por ndeshja nuk humbi ekuilibrat. Vetëm shtatë minuta më pas, Anton Miranchuk nga pika e bardhë, për një penallti të shkaktuar nga prekja me dorë e Hector Herreras, nuk gaboi përpara Oblak. Pjesa e dytë pa skuadrën e Diego Simeones të dominonte në nivel territorial e zotërim topi: nuk mjaftuan aktivizimet e Koke, Vitolo, Lemar e Torreira, as 12 konkluzionet në total kundër 3 të rusëve. Në fërshëllimën finale të arbitrit Bastien, Atletico duhet të kënaqet me vetëm një pikë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *