• |
ide | kryesore

Albin Kurti: E dimë që sot po festohet në Beograd

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi do të niset të enjten për në Hagë, pasi i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale. Në një postim në rrjetet sociale Kurti shkruan se “Padrejtësia speciale vazhdon”, duke iu referuar edhe arrestimit të ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit. Më tej ai ka thënë se këtij lajmi i gëzohen Beogradi, klika e Millosheviçit dhe kryesisht pjesëtarë të administratës së Serbisë.

“Padrejtësia speciale vazhdon. Kryetarit të Grupit tonë Parlamentar, anëtarit tonë të Kryesisë, deputetit të katër legjislaturave të fundit të Kuvendit të Republikës, Rexhep Selimit, Dhomat e Specializuara ia konfirmuan aktakuzën sot pasdite. Më herët gjatë ditës, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

E dimë që sonte janë gëzuar udhëheqja e Serbisë, me presidentin e tyre në krye, dikur ministër i Milosheviqit, e që në botë shtiret si djalosh joproblematik. E dimë që është gëzuar edhe Kryetari i Kuvendit të Serbisë, dikur zëdhënës i partisë së Miloshevicit, meqë neve na e arrestuan zëdhënësin e UÇK-së i cili ishte edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës kur u shpall pavarësia. E dimë që sonte festohet në Beograd, sepse e kishin tmerr Rexhën para e gjatë luftës teksa vëllain Asllanin ia mbanin peng në burgjet e Serbisë. E dimë. Por, nuk do t’u zgjasë fort kjo festë, sepse Republika e Kosovës nuk kthehet prapa e shqiptarët po bëhen komb i barabartë me të tjerët.

10-shi i luftës sonë çlirimtare, gjithnjë e ka mbrojtur UÇK-në sepse e ka kuptuar mirë dhe e ka dashur shumë atë, sepse e ka bërë publike dhe e ka afirmuar UÇK-në, sepse nuk është ndarë kurrë nga Jasharët e Prekazit, sepse asnjëherë pasluftës nuk ka votuar në dëm të luftës çlirimtare e të shtetit të Kosovës, të lirisë së popullit e të mirëqenies së qytetarëve.

Kjo gjykatë speciale do të na gjykojë Rexhën tash, gjeneralin e luftës dhe deputetin e paqes, por normalisht që historia dhe ardhmëria jonë do ta gjykojnë këtë gjykatë. Rexha është veteran sepse shumë moti është luftëtar. Rexha nuk është veteran sepse nuk pensionohet dot. Dikur luftonte në UÇK. Tash do të luftojë për UÇK-në. Rexha është krenar me gjithë çka bërë. Ne jemi krenarë me Rexhën” – shkruan Kurti. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Albin e ke gabim, sot Beogradi me humbjen e Trampit eshte ne hidherim te thelle. Ata e kishin shprehur hapur simpatine dhe mbeshtjetjen per te, pasi po benin biznes bashke ne kurriz te shqipetareve.

  2. Kosova ska nevoje per idhuj por per racionalitet. Uroj qe te dalin te pafajshem. Drejtesia te kryej detyren e saj. Vendi duhet te shkoje ne zgjedhje.

  3. Ata,te pa emer,i njohim dhe ja dime “midene”,por Astritin,nuk po e kuptojme,se pse per inat te vjehrres,nusja te shkoje e te fleje,me mullixhine.Nese nuk e kupton,Kurtin-konkluzion i qarte,me pare te perpiqet t’a kuptoje,e me tej,edhe mund te komentoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *