• |
ide | kryesore

Basha takohet me farmacistë: Qytetarët po i marrin medikamentet me listë, nuk e përballojnë dot këtë situatë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me disa farmacistë në qytet, prej të cilëve ka konfirmuar edhe rritjen e numrit të të infektuarve. Basha thekson se përballë këtij fakti paketa e trajtimit të të infektuarve me COVID-19 në kushte shtëpie kushton mesatarisht 500 mijë lekë të vjetra, duke shtuar se “qytetarët nuk e përballojnë dot këtë kosto dhe po i marrin medikamentet me listë. Një pjesë e ilaçeve mungojnë. Aparatet e oksigjenit po jepen me qira, sepse qytetarët nuk e përballojnë dot çmimin”. Basha ngre alarmin se situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë, ndërsa “qeveria nuk kishte dhe nuk ka asnjë plan për t’i bërë ballë kësaj situate, duke i lënë qytetarët të vetëm ndaj virusit dhe me pamundësinë ekonomike për t’u përballur me të”.

Reagimi i plotë:

Farmacistët bashkë me mjekët dhe infermierët, vazhdojnë të jenë ndihma e parë për qytetarët e prekur nga COVID-19. Sot, teksa bisedova me disa farmacistë në Tiranë edhe njëherë u përballa me problematikën e kostove tejet të larta të medikamenteve, që përdoren për trajtimin e të infektuarve me COVID-19 dhe pamundësinë e qytetarëve për ta përballuar faturën.

Farmacistët më konfirmuan se ditët e fundit, ka një rritje të ndjeshme të të infektuarve me COVID-19.

Paketa e trajtimit të pacientëve me COVID në shtëpi kushton mesatarisht 500 mijë lekë të vjetra. Qytetarët nuk e përballojnë dot këtë kosto dhe po i marrin medikamentet me listë. Një pjesë e ilaçeve mungojnë. Aparatet e oksigjenit po jepen me qira, sepse qytetarët nuk e përballojnë dot çmimin.

Mungesa e vaksinës për gripin ka bërë një mbivendosje të gripit të stinës dhe COVID-19, çka e ka rënduar gjendjen shëndetësore të shumë qytetarëve.

Përtej propagandës së qeverisë, situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Qeveria nuk kishte dhe nuk ka asnjë plan për t’i bërë ballë kësaj situate, duke i lënë qytetarët të vetëm ndaj virusit dhe me pamundësinë ekonomike për t’u përballur me të.

Prej 5 javësh, me planin tonë i kërkojmë qeverisë të mbështesë shëndetësinë me paratë e buxhetit dhe jo të paguajë inceneratorët dhe PPP-të korruptive. Është kriminale që shqiptarët të mos kenë mundësi të blejnë ilaçe dhe paratë e taksave të tyre të shkojnë për koncesionet korruptive. Asgjë nuk ka më shumë rëndësi sot se jeta e qytetarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *