• |
ide | kryesore

Dy prej grevisteve në Ballsh dërgohen në spital, gratë në gjendje jo të mirë shëndetësore

Lajme, Të fundit



Gjendja shëndetësore e disa prej grave naftëtare paraqitet e rëndë në ditën e 21 të grevës së tyre.

Dy prej grave janë transportuar në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Sipas grevisteve, kanë nisur presionet me mesazhe anonime, që ato të lënë grevën. Ato shprehen të vendosura në kauzën e tyre, duke thënë se nuk dalin nga greva pa marrë pagat.

“Me kete heshtje kuptojme qe qeveria nuk do ta zgjidhi ceshtjen tone. Ne jemi per buken e gojës”, shprehen naftëtaret.

Njëra nga naftëtaret e dërguara në spital është me protezë në këmbë dhe tjetra e sëmurë nga gjëndrat tiroide. Pasi të marrin mjekim do kthehen prapë në grevë.

“Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori”, shtojnë ato.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *