• |
ide | kryesore

Flet Biden: Fitorja është e qartë, por askush nuk mund të rrezikojë demokracinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Fitorja është e qartë”. Kështu u shpreh kandidati demokrat për President të SHBA, Joe Biden në një deklaratë të mbajtur nga Delaware. Biden u shpreh i bindur se do të jetë ai që do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë këtë herë si President i SHBA-së, por me tone më të qeta tha se do të priste derisa të numëroheshin të gjitha votat përpara se të shpallte fitoren.

“Tani, pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë. Unë nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar. Kur të përfundojë numërimi, ne besojmë se do të jemi fituesit. Fuqia nuk mund të merret ose pohohet. Ajo rrjedh nga njerëzit.

Dhe është vullneti i tyre që përcakton se kush do të jetë president i Shteteve të Bashkuara. Dhe tani pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë se ne po fitojmë mjaft shtete për të arritur 270 vota elektorale të nevojshme për të fituar presidencën” – vazhdoi Biden.

Biden gjithashtu theksoi pjesëmarrjen historike të votuesve këtë vit, duke thënë se ai dhe mikja e tij, kandidatja për zv.Presidente, Kamala Harris janë në rrugën e duhur për të fituar më shumë vota sesa çdo kandidat ka marrë në historinë e SHBA.

Biden këmbëngul se “çdo votë duhet të numërohet”, pasi republikanët pritet të ngrenë padi ligjore në disa shtete kryesore. “Askush nuk do të na e marrë demokracinë”, tha ai. Biden u zotua se do të jetë “një president për të gjithë amerikanët”.

“Nuk do të ketë shtete të kuqe dhe blu kur të fitojmë” – tha ai duke shtuar se do të jenë “vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Sa inat me vjen qe nuk e kemi Xhelal Mziun kryetare bashkie ,ta bente dhe J. Biden qytetare nderi te Kamzes dhe ti vendoste emrin e tij ndonje rruge apo bulevardi ate.

  2. Amerika eshte perhere e do jete, ajo e till eshte, ne kemi hallin se kur do jete Shqiperia. Per ne iku nje president qe nuk e dinte fare se Shqiperia e Kosova jane ne Europe, por se ishim bashkesia e shteteve islamike ne lindjen e mesme. AMERIKA e ka siguruar me kohe ardhmerine e saj e rolin e liderit boteror te pa diskutueshem, presidenti thjeshte eshte nje emer, qe ka kush e mban brenda binarve.

  3. Zombi komplet dhe pedofil. Klikoni ne you tube per videot e ketij pleres se si prek gjithe dashamiresi vajzat e vogla
    qe te keni nje ide te qarte per te dhe kush mund te drejtoj Boten ne ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *