• |
ide | kryesore

Gjobiten 609 qytetarë që nuk mbanin maskë në rrugë, mes tyre Monika Kryemadhi dhe Floida Kërpaçi

-Instant, Lajme, Të fundit



609 qytetarë janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë pasi janë kapur pa maskë në rrugë. Po ashtu, në vijim të masave anticovid, eshtë gjobitur dhe administratori i një lokali me 1.000.000 lekë për muzikën pas orës 20:00. Gjatë kontrolleve në terren jane shoqëruar në ambientet e policisë, 8 shtetas që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndër të gjobiturit për mosmbajtjen e maskës është dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi së bashku me ish-deputeten Floida Kërpaçi.  Sot gjatë takimit të Kryemadhit dhe Kërpaçit me banorë të Kombinatit në Tiranë, policia i ka gjobitur të dyja.



2 Comments

  1. Sa gjynah. Ku do ti marrin te shkretat leket me pague gjoben se tani jane edhe pa pune.

    Ndoshta e ve doren ne zemer Iliri dhe i jep hua ndonje flori deri pas zgjedhjeve.

  2. Gjynal jemi une, ti dhe i gjithe populli budalla Sqiptar, me te cilin po tall trapin Qeveria.
    Sot po na ndalojne qe te marim fryme lirisht, pavarsisht se cdo studim shkencor thote qe eshte e pa mundur qe te marres virusin ne natyre te hapur, dhe maska ska asnje vlere ne rruge.
    Per te mos fol pastaj per faktin qe po ndalohen Universitetet dhe po lejohen Kafenete.
    Lind pyetja cfar do na ndalojne neser???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *