• |
ide | kryesore

Haga arreston Jakup Krasniqin/ Spekullime në Prishtinë dhe heshtje në Tiranë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ka qenë një operacion blic i nisur që në orën 06:00 të mëngjesit i organizuar nga policia e EULEX ai që pati për synim bastisjen e shtëpisë dhe arrestimin e Jakup Krasniqit në Prishtinë dhe në Malishevë. Një operacion i nisur herët për të kapur në befasi ish Kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe aktualisht Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate. Bastisja e shtëpive ka zgjatur për 10 orë dhe përfundoi me arrestimin e Krasniqit për akuzat për krime lufte në Hagë gjatë kohës kur ka qenë zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ai është nisur për në Hagë dhe së shpejti do të dalë në gjykatë”, tha avokati i Krasniqit, Valon Hasani, që foli për një aktakuzë të konfirmuar, por të paspecifikuar. Ish-kryetari i parlamentit Krasniqi ka qenë sekretar dhe zëdhënës i UÇK-së gjatë kohës së luftës dhe aktualisht është kryetar i këshillit kombëtar të Nismës Socialdemokrate e Kosovës.
Vajza e Krasniqit, Gresë Krasniqi, shprehu zemërim rreth bastisjeve, duke i përshkruar deputetët e Kosovës që votuan për krijimin e Dhomave të Specializuara si “të ndyrë”.

“Babai im sakrifikoi vitet më të bukura të jetës së tij që ne dhe fëmijët tuaj të gëzojnë lirinë. Jam krenar për babanë tim, po fëmijët tuaj? Si ndihen ata për prindërit e tyre tradhtarë?” shkroi ajo në Facebook.

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, udhëheqës i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, shkroi në Facebook se operacioni policor i EULEX nuk ishte “në përputhje me standardet e shteteve demokratike” dhe “përfaqësonte një ushtrim të forcës joproporcionale që nuk respekton dinjitetin njerëzor. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër dhe ne besojmë në pafajësinë e z. Jakup Krasniqi”.
Qeveria e Kosovës reagoi përmes një komunikate për mediat ku tha se Kosova ka qenë shembull për bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare.

“Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj në vazhdimësi kanë dhënë shembull për respektimin dhe bashkëpunimin me drejtësinë vendase dhe ndërkombëtare. Njëjtë do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast, përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente”, thuhet në një komunikatë të qeverisë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se ishte i bindur se Krasniqi do të kthehet shumë shpejt. “Bacin Jakup do ta presim shumë shpejt duke u kthyer fuqishëm me certifikatën të cilën e ka, që personifikon atë njeri humanist, njeri i ndershëm, një jetë të tërë në shërbim të publikut, vet sakrifikues, patriot e atdhetar”, tha Limaj, që bashkë me disa anëtarë të partisë së tij vizitoi familjen e Krasniqit.

Në mbrëmje u njoftua edhe aktaakuza për një tjetër ish luftëtar të UÇK-së. Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi në një postim në faqen e tij në Facebook u shprehet se nesër (të enjten) do të udhëtojë për në Hagë, pasi ishte njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar. “Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo edhe: Albin Kurti: E dimë që sot po festohet në Beograd

Ndërkohë në media kanë nisur spekulimet për arrestime të tjera që priten në Prishtinë në ditët në vazhdim. Për Presidentin Hashim Thaçi, tashmë aktakuza për krime lufte është e konfirmuar. Njësoj edhe për kreun e PDK-së Kadri Veseli , i cili ka mbajtur edhe postin e Kryetarit të Kuvendit dhe për të tjerë ish luftëtarë të UÇk-së.

Në këtë situatë të krijuar në Prishtinë, ka rënë në sy heshtja e Tiranës. Deri në orët e vona të së mërkurës nuk pati asnjë reagim për arrestimin e Jakup Krasniqit, pavarësisht se ndër vite dhe gjatë kohës që Krasniqi ka mbajtur detyën e kreut të kuvendit të Kosovës ai ka pasur rregullisht takime me krerët e shtëtit shqiptar, sic e dëshmojnë edhe fotot më poshtë.



4 Comments

  1. perqendrimi vemendjes eshte drejtim ,fjala qe flitet eshte pergjegjsi ,vepra llogari, thotë:

    E VERTETA ESHTE KRIJIM I PERSOSUR TE MALLIT ZOT,AJO KA QARTESI GJALLERI ZGJILLJE SIGURI PAQE SHPRES SHPETIM ,VLERAT,GJAT ZHVILLIMIT VET TE JETETES NE TOK PAS LENE FAKTET,QE AS NUK ZHDUKEN AS NUK TJETERSOHEN ,NJERIUT ,I MALLI ZOTI I LLA LIRI TE DREJTA OBLIGIME ,KUSHDO QE PERPIQET TE LUAJ PADREJTESI ME NJERZIT,NE TOKE,PADREJTESIJA NUK TRIUMFON ,AJO ESHTE KRIJUAR TE JET SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET,,SI NATYRALITET GJITH NJERZIT DUAN TE DREJTEN HAKUN PER VETE,DHE NUK PRANOJNE PADREJTESI TU BEHET,FATKEQSIJA NJERZORE,ESHTE QE NUK KAN NDJEKUR RRUGEN E DREJTE ,NE GJITHA FUSHAT,NE KOHEN E DUHUR,DUKE KERKUAR VEPRUAR DHE MBROJTUR TE VERTETEN NE UNITET,POR KAN LEJUAR ,STREH TE ZHVILLOHET PADREJTESIJA NE MEZIN NJERZOR ,QE MA ZHVILLIMIN E VET KA PROLLUAR KOSTO MBI KURRIZIN TONE ,DERI NE MOMENTIN QE TE ZGJOHEMI DHE NE UNITET MENDIMI DHE VEPRIMI TE SHEMBIM STREHEN E PADREJTESIS NE MEZIN TON PERFAQSUESIT E SAJ ,DERI ATEHERE ASHPER DO NA NDJEKIN KOSTOT,QE DUHET TI PAGUAJM,UN SHPRESOJ ,VETEM TEK RRUGA DREJTE ,SE VETEM TEK AJO QENDROJN ZGJILLJET TONA,KY ESHTE KOMENT KONSULTATIV PER GJITH ATO QE KERKOJN ZGJILLJE PJES E MENDIMIT LIR NE SISTEMIN DEMOKRATIK

  2. Tirana me aftesine e paftesine e saj tashme nuk di si te sillet me kaosin politik ne Kosove. Politika kosovare te qyteterohet, te shkeputet sa me shpejt nga folk politika, e te arsyetojne mire kur marin vendime qe nuk jane ne gjendje ti perballojne pasojat e ketyre vendimeve. Duhet te kuptojne mire qe nje shoqeri nuk mund te jete demokratike pa fuksionimin normal te ligjit. Zoti Jakup Krasniqi dhe te tjeret te perballen me dinjitet me drejtesine e jo te qaraviten. Te nxjerrin mesime nga gabimet e te ecin perpara.

  3. Kjo permbysje e madhe, ku lufta clirimtare gjykohet, ndersa gjeonocidi kriminal i pushtuesit ferkon i kenaqur duar, se pari eshte jo vetem trishtim, por do ta quaja katastrofe, ri vrasje e shqiptarve te Kosoves e mbare shwiptare. Eshte trishtim, vrasje e shpreses qe shqiptaret te jene te lire, te barabarte me kombet europiane, te kete drejtesi per ta, te kete demshperbim per ta, te kete drite per ta. . Perse?????!!!!???. Perseja nuk ka pergjigje. Perseja jane klikat qe kane ozurpuar pushtetit e nuk arriten kurr te bejne shtet per shqiptaret ne dy anet, vetem korrupsion e servilizem ndaj ca ambasadorve e perfaqesuesve qe jane pjese e kesaj gjame te popullit te mashtruar, te vjedhur, te denigruar. Dikush thote, ata qe e bene Gj. S, ata po e pesojne. JO! Po e peson KOSOVA, po e prson gjaku i te reneve, po e pesojne viktimat e masakrave te gjetura e pa gjetura, po rihapen plaget e te torturuarve, dhunuarve, sepse tani nepermjet kesaj produkti te marresh, injorantesh GJ.S, po legjitimohet Serbia, po amnistohen krimet e saj, e kjo gjykate eshte produkt i dashurise amoralese kryeshtetarve shqiptar andej e kendej me mekembesin apo birin shpirteror te Milloshevicit, Vucic, i cili po e kryen me se miri qellimin e tij, po realizon qellimet e tij te gjitha me kerkese te paleve shqiptare. Ec e merre vesh, ku jemi fundosur. Votoni prap per keta plehra qe na lane ne batakun mesjetar te ndare nga gjithe bota, pa redpekt per dinjitetin kombetar.

    1. Ke te drejte.Ne fund e peson Kosova dhe perbaltet UCK dhe jo nje person specifik. Te akuzosh si kriminel Rexhep Selimin apo Jakup Krasniqin, e ne anen tjeter ta konsiderosh si burreshtetas kriminelin e vertete Vucic,Dacic,Vulin eshte anti-drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *