• |
ide | kryesore

Historia e fotos së nuses që u martua me kallashnikov

-Instant, Arkiva, Dossier



Në 1 mars 1992, në një nga lagjet me shumicë popullsie myslimane shpërtheu dhuna në një dasëm serbe. Në dasëm valëviteshin flamuj serbë, ndërsa një njeri i armatosur, i cili ka mbetur dhe sot e kësaj dite i paidentifikuar, qëlloi mbi turmën që festonte, duke vrarë të atin e dhëndërit dhe duke plagosur një nga dasmorët.

Ishte kjo shkëndija që i vuri zjarrin gjithë Bosnjës. Menjëherë pas saj, në Sarajavë dhe gjithë Bosnjën, mbinë barrikadat – në fillim të serbëve, dhe pastaj edhe të myslimanëve. Megjthatë, njerëzit ende nuk i merrnin shumë seriozisht barrikadat dhe nuk mendonin se ato do të shërbenin për t’i hyrë një konflikti “të vërtetë”. Njerëzit, më së shumti fqinjë, mbulonin fytyrat me çorape për të fshehsur identitetin.

Rajatë e Sarajevës – “njerëzit e zakonshëm”, sipas një shprehjeje vendase me prejardhje turke, as atëherë nuk arrinin ta besonin se tensioni do kishte jetë të gjatë. Në të vërtetë, ai nuk zgjati shumë, gjithsej dy ditë, pastaj barrikadat u hoqën.

“Dëgjomë mua, dukesh më bukur kështu se sa me atë çorapen në kokë”, i thoshte fqinji një tjetri. Madje gjatë ditëve të barrigadave doli dhe një këngë e re me titull “Fytyrën me çorape mbuluar”, këngë që vazhdoi të këndohej javë të tëra më pas, nga fqinj të të gjitha anëve që pinin me njëri-tjetrin kafeneve.

Ditën e parë të barrigadave, në ekran u shfaqën fytyrat e mërzitura të Karaxhiçit dhe Izetbegoviçit, të cilët informuan njerëzit se ata, njerëzit pra, ishin vënë përballë njëri-tjetrit. Menjëherë pas kësaj, Radovan Karaxhiçi iu tha gazetarëve të huaj se, në qoftë se myslimanët e Bosnjës do të vazhdonin të ngulnin këmbë për shkëputje nga Jugosllavia, “ju do ta shihni se si do të vejë gjaku deri në gju.” Dhe shumë shpejt Karaxhiçi do ta vërtetonte se nuk bënte shaka.

Në barrigada ishin shkrehur dhe armë, madje pati mbi dhjetë të vdekur në të gjithë republikën. Megjithatë, sarajevasit e gjetën mënyrën për t’u shprehur kundër gjithçkaje të përfaqsuar nga barrigadat. Nëpër të gjithë qytetin, gratë vendase ngritën “barrigada të skarrës” dhe “barrigada të byrreçkave me djathë”. Kush donte të kalonte, duhej të kafshonte njëherë, pavarësisht nga kombësia.

“Barrigada” ngritën dhe shitësit ambulantë të cigareve, të cilët filluan t’i jepnin paketat me kredi. Dëshira për humor e sarajevasve mundi të mbijetojë dhe në barrigadat zyrtare.

Në një barrigadë myslimane, që ishte paralajmëruar se do të sulmohej menjëherë nga çetnikët serbë, por serbët nuk arritën ta realizonin sulmin, njëri nga barrigadasit e maskuar, kërceu papritur duke thirrur dhe duke shkaktuar të qeshura nga të dyja anët: “Djema, po dal njëherë të shoh se mos u ka ndodhur gjë atyre!”

Barrigadat u hoqën dalëngadalë gjatë dy ditëve që pasuan, dhe dhjetra mijëra vetë dolën nëpër rrugët e qyteteve të Bosnjës duke thirrur “Duam të jetojmë së bashku”.

Marrë nga: “Ankthi etnik i Jugosllavisë” me autorë Jasminka Udoviçki dhe James Ridgeway /tesheshi.com/ Ne foto nusja dhe dhëndri boshnjak festojnë martesën e tyre gjatë Luftës së Bosnjës, 1995. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *