• |
ide | kryesore

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 24-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu të Vlorës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi F. A., banues në Vlorë, ndërsa gjatë kontrollit, në makinën e tij i është gjetur një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 5 fishekë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit  Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *