• |
ide | kryesore

Lubonja: Dyndja e amerikanëve për të votuar, mesazh i keq për Trump

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja ka komentuar pjesëmarrjen e lartë të votuesve në SHBA, tashmë mbi 100 milionë të tillë, si një reagim kundër Trump. Lubonja thotë se Trump doli i paparashikueshëm, por vota masive ndaj tij nuk është një revolucion.

”Vota është e madhe për përmbysje, si reagim ndaj një Trump që doli i paparashikueshëm gjatë 4 viteve. Duke u sjellë në mënyrë anormale. Në shumë aspekte. Duke vendosur në kërcënim disa themele të demokracisë amerikane. Për të personalizuar institucionet. Për të anashkaluar dhe mënjanuar atë që konsiderohet demokracia në SHBA. Me sulme ndaj mediave, vendime edhe në politikat e jashtme shumë të diskutueshme.

Nuk është revolucion sepse Trump erdhi si revolucionar. Pati mbështetje ndaj një kaste demokratësh dhe republikanësh. Ai mundi dhe partinë e tij. Kurse kjo, ky reagim është në njëfarë mënyre kundërevolucion, kthim aty ku ishim. Ishim më mirë atëhere kur ishim me këtë kastë që na kishte zhgënjyer shumë, por gjithsesi ky eksperiment që bëmë, kështu e gjykoj unë këtë dyndje”– tha Lubonja.

Sipas analistit amerikanët duan ta kthejnë SHBA aty ku ishte duke mbetur të pakënaqur nga eksperimenti me Trump.

“Është për të rikthyer Amerikën aty ku ishte. Kam qenë para 4 vitesh më afër Trump duke e konsideruar kastën burokratike të dy partive. Në njëfarë mënyre është një filozof i majtë, që e shoh me një këndvështrim të majtë, edhe tani në kuptimin e primareve, ajo që mund ta quaja unë ishte një fitore e Sanders që mund të krijonte disa arritje. Ajo që thonë mbështetësit e Sanders sot, është që duhet të mundim Trump që të mundim nesër Joe Biden. Prioriteti. Ky përfaqëson një rrezik, ndërsa para 4 vitesh mori votuesit e Sanders, të zhgënjyer me Partinë Demokrate. Thonë që ka reaguar duke i hedhur votën Trump, bëhet fjalë për pjeën më të brishtë të shoqërisë, se ky premtoi për punëtorët, kishte në programin ekonomik disa aspekte pozitive. I motivoi me premtim.”– tha Lubonja në emisionin “Real Story” në News24. /LAPSI.al



5 Comments

  1. ik mër tqifsha ropt ropt, kam patur njëfarë konsiderate për ty po qenke një hale komuniste edhe ti, ropqire muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *