• |
ide | kryesore

Mbyllet Gjykata e Krujës pasi kancelari rezulton pozitiv me Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Covidi ka hyrë edhe në administratën e gjykatës së shkallës së parë Kruje. Kancelari i gjykatës, Argjend Qesja ka rezultuar pozitiv me Covid dhe si rrjedhojë i janë nënshtruar tamponit edhe 5 veta të tjerë staf i administratës së gjykatës.

Kancelari ndodhej në karantinë prej një jave pasi kishte shfaqur simptomat e Covid, por ai pranon se përgjigja e tamponit vonoi për disa ditë. Deri më tani, nuk raportohen gjykatëse të prekura por disa persona staf i gjykatës kanë shfaqur simptoma, dhe menjëherë i janë nënshtruar tamponit. Përgjigja për këta punonjës pritet të dalë brenda disa ditësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *