• |
ide | kryesore

NBC ndërpret Trump-in, gazetarja: Po thotë deklarata të pavërteta

Lajme, Planet



Rrjeti NBC i ka ndërprerë fjalën, gjatë konferencës live këtë të mërkurë, Presidentit të SHBA, Donald Trump, teksa po deklaronte se një mashtrim i madh po i bëhet popullit amerikan dhe se ai do të luftojë për zgjedhjet në Gjykatën Supreme.

“Ne i fituam këto zgjedhje”, deklaroi Trump. Më tej, ai shtoi se miliona qytetarë votuan për të, ndërsa shtoi se një grup njerëzish po përpiqet që të hedhë poshtë atë rezultat.

“Ne po përgatiteshim për një festë të madhe. Po fitonim gjithçka, por papritur çdo gjë u anulua”, tha ai.

“Ka pasur disa deklarata që janë të pavërteta. Presidenti ka përmendur disa shtete si Georgia ku thotë se po fiton, apo se nuk ka ndonjë mënyrë që ta kapin në Pensilvani, por fakti është se ato shtete nuk kanë arritur të numërojnë të gjitha votat e tyre”, u shpreh gazetarja.

Deri më tani rivali i Trump, Joe Biden, është duke udhëhequr garën për zgjedhjet presidenciale. Megjithatë është herët për të folur për rezultatet përfundimtare pasi shumë shtete të rëndësishme nuk kanë përfunduar numërimin.

https://twitter.com/BrentHBaker/status/1323892308136349698?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1323892308136349698%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo-nbc-i-nderpret-fjalen-donald-trump-ne-konference-live-po-thote-gjera-te-paverteta%2F



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *