• |
ide | kryesore

Në senatin e SHBA hyn për herë të parë edhe një transgjinor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sarah McBride do të bëhet senatorja e parë transgjinore në SHBA, duke e bërë atë zyrtaren e rangut më të lartë në vend që vjen nga komuniteti LGBT. 30-vjeçarja McBride që punonte si praktikante në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Obamës, deklaroi fitoren në Delaware, duke mposhtur republikanin Steve Washington.

Ajo shkroi në Twitter: “Shpresoj që sonte t’i tregoj një fëmije LGBTQ se demokracia jonë është mjaft e madhe edhe për ata.”

Edhe Taylor Small, 26 vjeç, pritet të bëhet ligjvënësja e parë transgjinore në Vermont, pasi sondazhet treguan se ajo fitoi garën për të arritur në Dhomën e Përfaqësuesve. Por zgjedhjet e 3 nëntorit prodhuan edhe rekorde të tjera të këtij lloji.

Në New York, Ritchie Torres, 32 vjeç mendohet të jetë anëtari i parë homoseksual me ngjyrë në Kongres. Ai pritet të bashkohet me kandidatin tjetër të New York-ut, Mondaire Jones, i cili është gjithashtu homoseksual.

Natën e kaluar kur ish-kandidatja demokrate Hillary Clinton postoi një foto të saj duke u larguar nga një kabinë votimi pranë shtëpisë së saj në New York, Jones e pyeti se për kë kishte votuar. “Ju, sigurisht”, erdhi përgjigja nga ish-zonja e parë. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Dmth ky/ kjo ka qene me bole me perpara???? pse permendet ky fakt para cdo gjeje?!!!! Zgjidhesh per tu qir aty???Me gjithe te tjeret qe zgjidhen deputet aty e njejta gje behet???? kush e ka origjinale si ja ka bere zoti veglen kush jo

  2. “Shpresoj që sonte t’i tregoj një fëmije LGBTQ se demokracia jonë është mjaft e madhe edhe për ata.”O lali nuk ka femije LGBTQ. Edhe ti nuk linde LGBTQ u bere kur u rrite. E bukura eshte se politikat e majta keto gjera i shesin si demokraci dhe liri shprehje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *