• |
ide | kryesore

Negativ për Lazion, jo për UEFA-n: Tare shpjegon çfarë ndodhi me Immobile, Leiva e Strakoshën

-Instant, Sport



Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, është munduar të sqarojë situatën e tamponeve të tre lojtarëve bardhekaltër, të disponueshëm kundër Torinos, por jo për sfidën europiane. “Bëmë tampone të rregullt javën e kaluar, morëm dy herë lejen dhe dorëzuam gjithë testet. Ribëmë testet të premten e të shtunën, ishin negativë e të dielën luajtën. Pastaj dje ndodhi e njëjta gjë e një jave më parë me Pereira e akoma edhe më herët me Hoedt, ka disa vlera që duhen konsideruar në mënyra të ndryshme. U vumë në dispozicion plotësisht e tani presim vendimet finale, kemi besim e kjo nuk vihet në diskutim”.

E gjithë situata shqetësuese për bardhekaltrit tani është nëse Immobile do të jetë, apo jo, kundër Juves: “Po, mendojmë se mund të luajë sepse tamponi i bërë gjysëm ore pas atij të UEFA-s ishte negativ, ashtu sì i Leivas e Strakoshës. Eshtë një rast i ngjashëm me atë që ndodhi tek Inter me Hakimin”, përfundoi Tare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *