• |
ide | kryesore

Rekord/ Pjesëmarrja në zgjedhjet në SHBA më e larta që nga viti 1950

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale në SHBA pritet të jetë rekorde. Votuesit amerikanë janë duke zgjedhur midis Donald Trumpit, republikan, dhe Joe Bidenit, demokrat.

Mbi 100 milionë vetë kanë votuar me postë ose në vendvotimet që janë hapur para 3 nëntorit. Michael McDonald, profesor në Universitetin e Floridës, i cili udhëheq Projektin Zgjedhor të SHBA-së ka thënë se pret që pjesëmarrja të jetë 67%, më e larta qysh në vitet 1950. McDonald ka thënë se do ta konsiderojë rezultatin në Florida si një “shenjë shumë të mirë” se si do të zhvillohen zgjedhjet. Florida ka 29 vota elektorale.

Për t’u zgjedhur president, një kandidati i duhen së paku 270 vota elektorale. Numri i këtyre votave është i ndarë nëpër shtete varësisht madhësisë dhe numrit të banorëve që kanë. Ka gjasa që rezultatin përfundimtar ta vendosin një numër shtetesh si: Arizona, Ajoa, Xhorxhia, Florida, Miçigeni, Karolina e Veriut, Pensilvania, Teksasi dhe Uiskonsini./REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *