• |
ide | kryesore

Rekord rastesh të reja në Kosovë, 546 të infektuar dhe 9 viktima

Lajme, Të fundit



Tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë.

Pas testimit të 1.626 personave, kanë rezultuar 546 raste pozitive me Covid-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.829 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.002.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, komuna Gjakovë 37 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *