• |
ide | kryesore

Twitter dhe Facebook nën akuza për ”censurë” ndaj Trump

-Instant, Lajme, Planet



Përgjegjësit e fushatës zgjedhore të Donald Trump kanë ushtruar presion publik ndaj kompanive të rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter. Përgjegjësi për komunikimin, Tim Murtaugh e cilësoi “mision për të censuruar presidentin” sinjalizimin nga rrjetet sociale si “mashtrim”, postimin e Donald Trump ku shprehej se “demokratët po përpiqen t’i vjedhin zgjedhjet”.

Më herët Twitter dhe Facebook qenë shprehur se do t’i fshehin, ose do t’u pengojnë shfaqjen komenteve të pafaktuara nga kandidatët për president. Trump ka bërë thirrje që “votat nuk vlejnë nëse vijnë pas përfundimit të procesit”. Në një deklaratë për shtyp ai tha se do t’i drejtohej Gjykatës së Lartë, por nuk i sqaroi pretendimet që kishte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *