• |
ide | kryesore

Vdiq një muaj më parë nga Covid, 55-vjeçari zgjidhet në parlamentin e Dakotës së Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Lapsi Leaks



David Andahl, një biznesmen dhe fermer nga Dakota e Veriut, u nda nga jeta më 5 tetor pas një beteje me Covid-19. Por rreth një muaj më vonë, ai është zgjedhur Dhomën e Përfaqësuesve.

Kandidati republikan ka marrë një nga 2 vendet e parashikuara duke siguruar 35.53% të votave të përgjithshme, sipas rezultateve jozyrtare. Kandidati tjetër, Dej Nehring parashikohet të fitojë vendin tjetër, me rreth 40.72% të votave.

Vdekja e Andahl në tetor ngriti pikëpyetjen se çfarë do të ndodhte nëse ai do të fitonte në zgjedhjet e nëntorit. Prokurori i Përgjithshëm i Dakotës së Veriut bëri një deklaratë se situata do të trajtohet si në rastin kur një zyrtar largohet ose del në pension.

Kjo do të thotë se Partia Republikane e rrethit do të caktojë një përfaqësues tjetër për të mbushur vendin e tij të lënë të lirë. Familja e tij njoftoi se Andahl kishte vdekur nga virusi në moshën 55-vjeçare.

“Ne jemi të trishtuar që dëshira e tij nuk do të realizohet” – thuhet në një deklaratë të familjes. Edhe Dennis Hof, pronari i një shtëpie publike në Nevada fitoi një garë për Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 2018, rreth 3 javë pasi ai vdiq. Që nga viti 2000, të paktën 5 kandidatë të tjerë gjithashtu kanë fituar zgjedhjet pasi kanë vdekur. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Sepse kam ndjesinë se ky lajm është fake news si shumë lajme të tjera të mediave tepër të politizuara në SHBA.
    I ndjeri paska vdekur në 5 tetor, dhe qenkan kujtuar për ta përhapin këtë lajm pas një muaji, pikërisht në kohën e numërimit të votave..
    Nëse do të ishte e vërtetë, të gjitha mediat e majta mbështetëse të Biden, gjatë gjithë tetorit nuk do të pushonin duke e shfrytëzuar në fushatën e tyre anti Trump.
    Trump është sulmuar nga e majta amerikane e europiane se dashka “të shkatërojë NATO-n”.
    Në fakt, llogjikisht është krejt e kundërta.
    Ai ka kërkuar forcimin e NATO-s, me pretendimin llogjik se nuk ka sepse peshën më të madhe financiare të saj, ta ketë SHBA apo taksapaguesit amerikanë, po kontributi financiar të ndahet në mënyrë të barabartë në të gjitha shtetet antare, natyrisht në raport me nivelin e prodhimit bruto të çdo shteti.
    Deri sot, më shumë se gjysmën e buxhetit për NATO-n e paguajnë. taksapaguesit amerikanë.
    Nëse do të bëhej një referendum në SHBA me pyetjen :
    A jeni dakord që çdo amerikan duhet të paguaj dyfishin e taksave për NATO -n me shtetasit e vendeve të tjera antare, a mund të besohet që shumica e shtetasve amerikanë do të thonin PO ?
    Po e njejta gjë edhe për rishikimin e mardhënieve tregtare me Kinën.
    Edhe komuniteti kinez në SHBA, nuk do të dëshironte që vendi ku jetojnë të mbytej nga mallrat kineze, duke bllokuar prodhimin amerikan e shtuar papunësinë, vetëm për hir të internacionalizmit socialist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *