• |
ide | kryesore

Video/ Basaksehir con në Ferr Djajtë: United rrëzohet, Lazio shpëton në fund

-Instant, F1, Sport, Video



Befasi në startin e mbrëmjes së Champions League të së mërkurës. Manchester United shembet atëherë kur nuk pritej, duke u dorëzuar në Stamboll përballë Basaksehir. Gabimet në mbrojtje ishin fatale për skuadrën e Solskjaer, duke rihapur kështu grupin. Mbetet e pamundur Lazio, por në Rusi merr vetëm një barazim përballë Zenit.

BASAKSEHIR 2-1 MANCHESTER UNITED
Ndërpritet rrugëtimi i suksesshëm në Champions League i Manchester United që, kundër Basaksehir, pëson humbjen e parë europiane të sezonit. Formacione i Solskjaer paguan rëndë cmimin e neglizhencave difensive të pjesës së parë kur turqit, aspak të frikësuar nga emri i rivalit, regjistruan rastet më të mira e arritën të mposhtin dy herë Henderson. Në të 13’ goli i parë erdhi nga këmbët e Demba Ba që, i lënë në mënyrë të pashpjegueshme vetëm nga prapavija angleze, i vetëm me portierin shënoi golin e 1-0. Red Devils e kishin të vështirë të ndërtonin e në të 40’, duke shfrytëzuar një top të humbur nga Mata, turqit dyfishuan me Visca, i favorizuar nga një një tjetër neglizhencë. Britanikët vetëm pas dy golave të pësuar reaguan dhe ngushtuan diferencën me Martial, deri në atë moment inekzistent. Një fitore e skuadrës turke që hap tashmë krejtësisht Grupin H.


ZENIT 1-1 LAZIO
Barazim i rëndësishëm i Lazio që në raundin e tretë të Champions League i ka marrë një 1-1 në shtëpi Zenit San Petersburg, duke ruajtur pathyeshmërinë në grupin F. Pavarësisht mungesave të shumta, skuadra e Inzaghi ka ditur ti përgjigjet në të dytën avantazhit të firmosur nga Erokhin në të 32′ pas një trekëndëshi me kokë mes Dzyuba e Kuzyaev. Nëntë minuta nga fundi prekja fituese e Caicedo vendosi ekuilibrin dhe i jep një shans të rëndësishëm kualifikimi bardhekaltërve.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *