• |
ide | kryesore

Video/ Inatet e vjetra bllokojnë Laçin: nuk mjafton Nëabueze për të mposhtur Bylis

-Instant, Sport, Video



Nuk ka fitues mes Bylis dhe Laçit, në javën e parë të Kategorisë Superiore. Pretendimet e mëdha të këtij sezoni të kurbinasve janë përplasur në mëritë e vjetra të dy klubeve, që kishte motivuar edhe më shumë Bylis, që arriti të bllokojë në 1-1 bardhezinjtë në “Adush Muça”. Vendasit e Dovedan kaluan të parët në avantazh me anë të futbollistit Hadroji, i cili shënoi në minutën e 36-të, ndërkohë që kurbinasit e trajnerit Cungu, barazuan me anë të bomberit Nuabueze nga pika e bardhë e penalltisë.

Një përballje e luftuar ku nuk munguan rastet e shënimit nga të dyja krahët. Mund të konsiderohet në fakt një gjysëm hap fals i kurbinasve të Cungut, që këtë sezon kanë investuar fuqishëm në merkato në kërkim të objektivave të rëndësishëm. E megjithatë, ballshiotët ishin superiorë në fushë dhe bënë një paraqitje dinjitoze, duke merituar ndoshta edhe më shumë se një pikë.

Për Cungun një ndalesë që nuk duhej, në kohën kur skuadra e tij është ajo më e kompletuara në organikë ndër të tjerat. Nëabueze si zakonisht është prezent, edhe pse shënoi me penallti, por është pjesa tjetër e skuadrës që duhet ta ndjekë. Ballshiotët pavarësisht se kanë humbur në eksperiencë, treguan se dinë tia bëjnë jetën të vështirë kujtdo dhe ky barazim në javën e parë është tregues i qartë për të gjithë kundërshtarët, sidomos në Ballsh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *