• |
ide | kryesore

Video/ PSG rrezikon kualifikimin, Tuchel pankinën: përmbysje e çmendur me 10 lojtarë e Sevilla

-Instant, F1, Sport, Video



Sipas parashikimeve, ose pothuaj, sepse ndonjë surprizë edhe kishte. Të mëdhatë vendosin diktatin e tyre me fitoret e arritura, ndërsa humbja e dytë në tre ndeshje e PSG komplikon jo vetëm kualifikimin e tyre, por edhe pankinën e Tuchel. Përmbysje spektakolare e Sevilla, që rikuperoi dy gola ndaj Krasnodar për të marrë në fund fitoren. Juventus nën shenjën e Moratas, ndërsa pak minuta në fazën e grupeve edhe për Uzunin, pasi kaloi Covid.

GRUPI E
Chelsea nuk e diskutoi asapk fitoren përballë Rennes, në kërkim të vendit të parë, të cilin shpresoi gjatë ta kishte i vetëm, kur Krasnodar udhëhoqi 0-2 në Sevilla. Andaluzianët në fakt nuk janë nga ata skuadra që dorëzohen dhe Rakitic ngushtoi diferncën në minutën e 42. Gjërat u komplikuan në fund të pjesës së parë kur Navas u ndëshkua me karton të kuq, por me 10 lojtarë Lopetegui gjeti një hero në fushë, En-Nesyri shënoi dy gola në harkun e tre minutave 69, 72, për ti dhënë fitoren Sevilla, që i bashkohet në kuotën e 7 pikëve Chelsea.





GRUPI F
Humbi ndeshjen e parë, por me dy suksese radhazi Borussia Dortmund marrin vendin e parë të udhëhequr nga Halaand, autor i dy golave. Ndalesa e Lazios në Shën Peterburg i mjaftoi gjermanëve për ti parakaluar, falë tre golave të shënuar në portën e Brugge. Belgët që kishin para ndeshjes një pikë më shumë se skuadra e Favre u dorëzuan nën goditjet e Hazard e Halaand dy herë. Dortmund ka tashmë 6 pikë, një mbi Lazion, ndërsa zona Europa League është e Brugge.



GRUPI G
Barcelona e Juventus konfirmojnë supremacinë e tyre në grup, duke kaluar respektivisht Dinamo Kiev e Ferencvaros. Një penallti e Lionel Messi e goli i Pique zgjidhën gjithcka për katalanasit me pikë të plota në vendin e parë e të pashqetësuar nga goli i ukrainasve 15 minuta nga fundi, që mban firmën e Tsigankov. Juventus nuk tronditet nga 20 mijë tifozët e Ferencvaros dhe shënon poker në Puskas Arena. Hungarezët morën dy gola nga Morata e dy nga Dybala, pavarësisht se i fundit iu akordua autogol Dvalit. Pak minuta në fushë edhe për Myrto Uzunin, që la gjurmë me asist për golin e vetëm të Boli në minutat shtesë.





GRUPI H
Mund të konsiderohet raundi i surprizave, i treti në këtë grup. Pasi Manchester United humbi në Stamboll, 2-1 përballë Basaksehir, PSG nuk arrin të përfitojë, i mundur në Leipzig me rezultatin 2-1. Francezët në avantazh me Di Marian, humbën edhe një 11 metërsh që mund ti siguronte rezultatin, duke lejuar përmbysjen e gjermanëve me golat e Nkunku dhe Forsberg me penallti. Komplikohet shumë puna për parisienët dhe kartonat e kuq për Gueye (69) dhe Kimpembe (90) tregojnë momentin e errët të skuadrës së Tuchel. Me 3 pikë në 3 ndeshje, 3 më pak se United e Lepzig, PSG rrezikon kualifikimin, ndërsa tekniku pankinën.



CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
Chelsea 3 – 0 Rennes
Sevilla 3 – 2 FC Krasnodar
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
Zenit St. Petersburg 1 – 1 Lazio
Club Brugge 0 – 3 Borussia Dortmund
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
Barcelona 2 – 1 Dynamo Kyiv
Ferencvaros 1 – 4 Juventus
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
Istanbul Basaksehir 2 – 1 Manchester United
RasenBallsport Leipzig 2 – 1 Paris Saint-Germain



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *