• |
ide | kryesore

Video/ Teuta pengohet në start, Martini: “E nënvleftësuam Skënderbeun”

-Instant, F1, Sport, Video



Një pengesë e pamenduar, që në javën e parë, për Teutën që bllokohet në barazimin 1-1 me Skënderbeun. Durrësakët, në statusin e pretendentit për titull, duhet të jenë të kënaqur me një pikë, në kohën kur skuadra e Ahmatajt ishte shumë më pranë fitores. Tekniku i Teutës Edi Martini në këtë pikë e ka të vështirë të justifikojë pikën: ” E keni thënë ju që jemi për titull – u konfliktua shkodrani -. E kanë thënë dhe specialistët. Tiranën e kemi mundur 3 herë vjet. Nuk e kemi thënë artificialisht. Fjala kampion nuk është ndonjë gjë e madhe për ta. Lojtarët janë me eksperiencë”.

E ndërkohë, pas avantazhit të shpejtë të Hebajt, në minutën e 10, u duk se gjërat do të shkonin mirë për durësakët në Niko Dovana, por mekanizmat kishin ngërc dhe lejuan shumë më tepër hapësira për një kundërshtar, që barazoi me kapitenin Meksi në të 34, por mund të kishte bërë keq me Pusin katër minuta më vonë e në pjesën e dytë me Rrapaj. Më flagrant ishte rasti i Mensah në minutat shtesë ku sulmuesi i vetëm me Frashërin nuk shënoi.

“Humbëm shumë raste, ishim më nervozë në pjesën e dytë. Gjithsesi, mendoj këto ndeshje janë për të marrë pikë. Po të jepej penalltia shkonim 2-0. Nuk dua të justifikohem, por të shikojmë të rregullojmë gjërat për të ardhmen. Më duket se ishim të sigurtë që do fitonim. Ramë në vetkënaqësi. Kur nuk shënon dhe pëson” shpjegoi Martini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *