• |
ide | kryesore

Video/ Tirana si kampione: me ‘gjysëm’ ekipi bardheblutë dërrmojnë Kukësin

-Instant, F1, Sport, Video

Debutim i hidhur për Skënder Gegën, jo vetëm se humbi ndeshjen e parë, por sepse e humbi kundër rivalëve të tij të përjetshëm të Tiranës, duke qenë se tekniku nuk e ka harruar kurrë të kaluarën si i kuq (sidomos pasi shpalli Partizanin kampion dy vjet më parë). Kukësi i tij ka dalë i mposhtur 2-0 në sfidën e luajtur në Korcë përballë kampionëve në fuqi.



Me gjysëm ekipi, për shkak të mungesave të shumta, Emmanuel Egbo sic duket nuk e paska humbur prekjen magjike, të shndërrimit të Tiranës në një skuadër të jashtëzakonshme. Pa Kale, Celhaka e Toshevski të dëmtuar, e me Torassa e Bathën të skualifikuar nga disiplina, bardheblutë kanë mposhtur Kukësin në kryendeshjen e javës së parë të Kategorisë Superiore, falë dopietës të qendërmbrojtësit Najdovski.

Një nisje spektakolare për kampionët në fuqi të Superiores, edhe pse me 6 mungesa në formacion, në një fushë asnjëanëse e kundër nënkampionëve të vendit, arritën të mposhtnin formacionin e Gegës, që kërkon të jetë ndër pretendentët kryesorë të kampionatit. Kukësi u godit që në 15 minuta e para dy herë, e në të dy rastet në goditje standarte. Në të 6 maqedonasi shfrytëzoi aftësitë në ajër në zhvillimet e një goditje këndi, duke mposhtur me kokë Xhikën, ndërsa në të 14, kur pas krosimit fantastik të Muçit, Najdovski goditi saktë, duke mposhtur për herë të dytë Xhikën.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu