• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në SHBA/ Kur del rezultati përfundimtar dhe a do të kontestohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi qendrat e votimit mbyllen në SHBA, mund të duhen orë, ditë, deri edhe javë për të kuptuar nëse fitoi Donald Trump apo Xho Bajden.

Në këto zgjedhje, miliona amerikanë votuan përmes postës për shkak të koronavirusit, çka do të thotë se ka shumë mundësi që të ketë një vonesë deri në daljen e rezultatit përfundimar.

Kur del zakonisht rezultati në zgjedhjet në SHBA?

Rezultati është i qartë zakonisht natën e zgjedhjeve, pra në 3 Nëntor, të Martën. Shtete të ndryshme, e mbarojnë votimin në kohë të ndryshme. Qendrat e votimit në Bregun Lindor mbyllen në orën 19.00.

Kjo shoqërohet nga një llogaritje e përafërt e votave, ashtu siç janë raportuar në secilin prej shteteve. Numërimi i plotë nuk mbaron kurrë natën e zgjedhjeve- por një numër i përafërt i votave janë të mjaftueshme zakonisht për të konfirmuar fituesin.

Një shtet, quhet “i fituar” nga shumica e mediave, kur besohet se një kandidat ka arritur një diferencë që nuk përmbyset më. Por në këtë fazë, kur shumica, por jo të gjitha votat janë numëruar, jemi në fazën e projektimit, jo të rezultatit final.

Dihet tashmë që presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk zgjidhet direkt nga numri i votave, por nga numrat në Kolegjin Elektoral. Presidenti nuk zgjidhet kur fiton votat në nivel kombëtar, por kur fiton mjaftueshëm shtete. Fituesi në secilin prej shteteve merr një numër të caktuar të “votave elektorale”, që bazohet në mënyrë proporcionale në numrin e popullsisë.

Për të fituar Shtëpinë e Bardhë, duhen 270 vota elektorale. Në 2016, zgjedhjet u shpallën të fituara nga Donald Trump rreth orës 02.30 të mëngjesit, pasi ai fitoi ëisconsin që i dha votat e duhura për të kaluar më shumë se 270 vota.

Pse këtë vit është ndryshe?

Pandemia e koronavirusit bëri që më shumë njerëz se kurrë të votonin shumë herët, ose përmes postës, ose duke u paraqitur vetë. Votat me postë zakonisht kërkojnë më shumë kohë për t’u numëruar, pasi kërkohet një proces pak më i gjatë verifikimi, siç është firma dhe adresa e votuesit. Disa shtete, si Florida apo Ohajo lejojnë që kjo procedurë të nisë disa javë më herët, në mënyrë që votat të jenë gati për t’u numëruar. Në këto shtete, mund të jetë e mundur që të njihet fituesi që natën e zgjedhjeve, në varësi se sa afër janë kandidatët në garë.

Por shtete të tjera, si Pensilvania dhe Uiskonsin, nuk lejojnë që votat e hedhura më herët të preken deri ditën e zgjedhjeve. Këto shtete mund të jenë vendimtarë- dhe zyrtarët e zgjedhjeve kanë thënë se numërimi i tyre mund të kërkojë disa ditë.

Mënyra se disa shtete procesojnë me votat mund të devijojë numërimin e shpejtë: Në disa shtete, që presin deri ditën e zgjedhjeve për të procesuar votat me postë, numërimi fillestar mund të favorizojë Presidentin Trump, përderisa Republikanët janë më të prirur të shkojnë vetë në qendrën e votimit dhe këto vota mund të numërohen më shpejt.

Në shtetet që i procesojnë më herët votat e dërguara me postë, numërimi fillestar pritet të favorizojë Xho Bajden, pasi më shumë Demokratë se sa Republikanë janë regjistruar për të votuar para ditës së zgjedhjeve.

Për këtë arsye, zyrtarët që menaxhojnë zgjedhjet, kanë paralajmëruar që rezultati i parë, mund të mos përputhet me rezultatin përfundimtar.

Çfarë mund të ndikojë tjetër në vonesën e rezultatit?

Thuajse gjysma e shteteve do të pranojnë vota me postë që mbërrijnë pas ditës së zgjedhjeve, për aq kohë sa ato janë të dërguara në datën 3 Nëntor, prandaj disa vota nuk do të numërohen edhe disa ditë pasi të kenë mbaruar zgjedhjet.

Gjithashtu pritet që të ketë një rritje në votat provizore- vota që janë hedhur nga njerëz që kërkuan të votojnë me postë, por më pas vendosën të paraqiten vetë në qendrat e votimit. Këto nuk do të llogariten në numërimin fillestar, pasi kërkojnë një kontroll në mënyrë që shumë njerëz të mos votojnë dy herë.

Si numërohen votat?

Shumica e votave-në fletë votimi apo digitale- numërohen përmes makinave. Por numëruesit janë aty për të verifikuar çdo fletë votimi që makina nuk e përpunon dot. Pasi qendrat e numërimit mbyllen, të dhënat transferohen në një komision qëndror i zgjedhjeve. Ndonjëherë transferimi i të dhënave bëhet në mënyrë elektronike. Por në disa shtete, pajisjet elektronike me të dhënat, duhet të dërgohen manualisht apo përmes telefonatave mes zyrtarëve shtetërorë.

Pasi rezultatet dërgohen, shpesh ato shfaqen dhe bëhen publike në një faqe zyrtare shtetërore. Në raste të tjera të dhënat shpërndahen për mediat në mnëyrë zyrtare. Kur votat e numëruara mjaftojnë për të përcaktuar fituesin në një shtet, për shkak të diferencës së madhe, mediat njoftojnë fituesin. Por këto rezultate jo zyrtare certifikohen vetëm disa javë më votë, pasi të konfirmohen nga zyrtarët shtetërorë disa javë më vonë.

Çfarë ndodh nëse rezultati zgjedhor kontestohet?

Pandemia është pasuar me më shumë se 300 çështje gjyqësore për zgjedhjet në 44 shtete.
Edhe vota presidenciale mund të përballet me sfida ligjore për procedurën, që nga identifikimi i votave me postë deri te problemet që shkakton Covid në qendrat e votimit.

Presidenti Trump ka thënë se rezultati i zgjedhjeve mund të përfundojë në Gjykatën Supreme të SHBA. Në vitin 2000, demokrati Al Gore humbi Floridën dhe zgjedhjet presidenciale për 537 vota nga një total prej 6 milion vota.

Kjo u shoqërua me një proces kontrovers rinumërimi që zgjati për rreth një muaj- dhe Gjykata Supreme vendosi në favor të republikanit Xhorxh Bush./BBC Perktheu Lapsi.al



1 Comment

  1. Njesh eshte po e ben ameriken si shqiperia
    Ambasadori shqipetar ne washington duhet te shkoje edhe te beje pajtim kombetar midis zezakeve edhe rednekeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *