• |
ide | kryesore

OFL në shënjestër 8 persona, mes tyre edhë femër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacioni ‘Forca e Ligjit’ është ndalur sot në disa qytete të vendit, ku i ka kërkuar 8 personave me precedentë penale, që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.

Ato janë Aurela Doksani (Rronja), Selfo Driza, Mario Aliaj, Llambro Dako, Arbjon Aliko, Shpëtim Kolgjini, Myrvet Balliu si dhe Sabri Sopotin.

NJOFTIMI I OFL
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. D.(Rr.), banuese në Fier, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

S. D., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

M. A., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ll. D., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

A. A., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, në pesë raste;

Sh. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

M. B., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

S. S., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *