• |
ide | kryesore

Video/ Goleadë e Romës, Mourinho nuk gabon dy herë: asnjë nga pretendentët nuk gabon

-Instant, F1, Sport, Video



Janë mbyllur 12 ndeshjet e parë të raundit të tretë të fazës së grupeve në Europa League, me fitoren e të mëdhave, me përmbysje e me rikuperime ku nuk kanë munguar goleadat. Roma nuk ndalet dhe i jep një shuplakë Cluj. Leverkusen zgjohet në kohën e duhur për të marrë një fitore jetike në Beer Sheva, ndërsa Tottenham shkon të fitojë në transfertën me Ludogorets.

GRUPI A
Roma i shënon 5 herë rumunëve të Cluj, duke marrë kryesimin e vetme me 7 pikë. Rumunët ishin kërcënimi më i madh për verdhekuqtë, por Mkhitaryan e zgjidhi që në minutën e dytë, duke i hapur rrugë më pas goleadës. Ibanez, Mayoral dy herë e Pedro fiksuan suksesin për skuadrën e Fonseca. Tekniku portugez i besoi nga minuta e parë Kumbullës, që pushoi në kampionat.





GRUPI B
Një fitore për vendin e tretë ajo që Rapid Vienë ka marrë përballë Dundalk, me rezultatin 4-3. Avantazhi i parë i miqve me Hoban mori përgjigjen nga golat e Ljubicic e Arase. Në 10 minutat e fundit ndodhi gjithcka, me barazimin e McMillan me penallti, avantazhin tjetër të austriakëve me golat e Hoffman e Demir, ndërsa penalltia tjetër e McMillan në shtesë vetëm ngushtoi diferencën.






GRUPI C
Slavia Pragë e Bayer Leverkusen morën fitoret që i mbajnë në krye të klasifikimit. Cekët e Olainkës kaluan 3-2 Nice jo pa vështirësi. Golat e Kuchta (2) e Sima bënë të pavlefshëm golat e Gouiri e Ndaye për francezët. Në vendin e parë Slavia e ndjekur nga gjermanët e Leverkusen që fituan me përmbysje. Bailey shënoi golin e parë, por izraelitët e Hapoel Beer Sheva rikuperuan me Acolatse, autor i dy golave. E megjithatë gjërat ndryshuan në favor të Bayer me autogolin e Or Dadya dhe rrjetat e Bailey e Wirz.



GRUPI D
Nuk ka fitues në kryendeshjen mes Benfikës e Rangers, që ndahen në barazim 3-3, në përfundim të një ndeshje spektakolare. Dy skuadrat ndajnë akoma vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Poznan mposhti 3-1 Standard Liege. Një fitore që i vlen më shumë për vendin e tretë, sepse skocezët e portugezët duken të pakapshëm për ta.






GRUPI E
Omonia Nicosia mposhtet 0 – 2 nga Granada, që mban vendin e parë në grup. Spanjollët, që eleminuan Teutën, morën fitoren në transfertë me golat e Herrera e Luis Suarez. Nuk i ndahet PAOK, edhe pse me dy pikë më pak në renditje. Grekët shkatërruan 4 – 1 PSV Eindhoven, duke i kaluar hollandezët në renditje.


GRUPI F
Real Sociedad rihap situatën në grup me fitoren 1 – 0 ndaj AZ Alkmaar. Holandezët që mundën Napolin me gjysëm ekipi, nuk mundën të bëjnë asgjë kundër baskëve, që vendosën rezultatin me golin e Portu në të 58. Napoli përfiton, duke fituar me përmbysje në Kroaci. Rijeka del e mundur 1 – 2 përballë italianëve, edhe pse kaloi e para në avantazh. Për Gattuson vendosën ndeshjen Demme dhe autogoli i Braut.

GRUPI I
Sivaspor fiton 2 – 0 përballë Qarabag, në ndeshjen e dy skuadrave që mbyllin grupin. Për turqit shënuan Osmanpasa në minutën e 11, ndërsa kompletoi suksesin Kayode.


GRUPI J
Nuk mund të gabonte dy herë Jose Mourinho. Portugezi i kishte ngritur tonet pas humbjes me Antëerp dhe në Ludogorets u ndje ritmi i lartë i Tottenham Hotspur. Anglezët u imponuan 1-3, duke u vendosur me 6 pikë provizorisht në vendin e dytë. Kane Moura e Lo Celso vendosën rezultatin në favor të Spurs.




EUROPA LEAGUE – GROUP A
Roma 5 – 0 CFR Cluj
EUROPA LEAGUE – GROUP B
Rapid Wien 4 – 3 Dundalk
EUROPA LEAGUE – GROUP C
Hapoel Beer Sheva 2 – 4 Bayer Leverkusen
Slavia Prague 3 – 2 Nice
EUROPA LEAGUE – GROUP D
Benfica 3 – 3 Rangers
Lech Poznan 3 – 1 Standard Liege
EUROPA LEAGUE – GROUP E
Omonia Nicosia 0 – 2 Granada
PAOK Thessaloniki FC 4 – 1 PSV Eindhoven
EUROPA LEAGUE – GROUP F
Real Sociedad 1 – 0 AZ Alkmaar
Rijeka 1 – 2 SSC Napoli
EUROPA LEAGUE – GROUP I
Sivasspor 2 – 0 Qarabag FK
EUROPA LEAGUE – GROUP J
Ludogorets Razgrad 1 – 3 Tottenham Hotspur



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *