• |
ide | kryesore

A do të jetë Jonida Vokshi moderatorja e 59-të e Festivalit të RTSh

-Instant, Paparazzi, Slider



26 artistë janë përzgjedhur për të konkurruar këtë vit në Festivalin e 59-të të Këngës. Pasi janë dëgjuar të gjitha produksionet e mbërritura, juria e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent Bushpepa, kanë vendosur cilat këngë do të konkurrojnë këtë vit.

Mes artistëve të rinj bien në sy edhe ata të njohur si Anxhela Peristeri, Era Rusi, Orgesa Zaimi, Manjola Nallbani, Rosela Gjylbegu etj. Artisti fitues pritet të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në festivalin europian, “Eurovision”, i cili këtë vit nuk u organizua për shkak të pandemisë.

Por, kush do e moderojë festivalin këtë vit?

Ka shumë gjasa që në skenën e madhe në Pallatin e Koncerteve të ngjitet në rolin e prezantueses Jonida Vokshi.

Ka qenë vetë bukuroshja e ekraneve shqiptare që ka pranuar në “Wake up” , teksa u pyet nëse do e pranojë ftesën për të qenë pjesë e Festivalit në RTSH, duke thënë se ende nuk e ka vendosur nëse do e pranojë apo jo.

Jonida u përgjigj shkurt, qart, pastër dhe pa gabime:

“Jam duke e menduar”.

Lista e plotë e pjesëmarrësve

Peng- Devis Xherahu

Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi

Kush je ti dashuri- Festina Mejzini

E morën botën- Franc Koruni

Pendesë- Inis Neziri

Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj

Më jep jetë- Gjergj Kaçinari

Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)

Tjerr- Evi Reçi

Vashëzo- Rosela Gjylbegu

Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)

Do t’ja dal- Klinti Çollaku

Karma- Anxhela Peristeri

Si ajo- Ëendi Mancaku

Ty- Fatos Shabani

Vajzë- Florent Abrashi

Njësoj- Enxhi Nasufi

Ajo vajza- Kamela Islamaj

Zjarri im- Era Rusi

Jo- Erikson Lloshi

Më mbron- Xhesika Polo

Ora e jetës- Manjola Nallbani

E lirë- Giliola Haveriku

Nënë- Viktor Tahiraj

Vendi im- Agim Poshka

Meteor- Stefan Marena



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *