• |
ide | kryesore

Aktakuza e Gjykatës Speciale/ Ish-krerët e UÇK-së nuk patën mëshirë për kundërshtarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në aktakuzën e konfirmuar nga Gjykata Speciale ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, thuhet se në nga viti 1994 anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kanë marrë përgjegjësinë për miratimin, legjitimitetin dhe inkurajimin e sulmeve dhe vrasjen e kundërshtarëve të tyre.

Aktakuza nuk përmend emra. Por, thuhet se kanë kërcënuar kundërshtarët e tjerë (të cilët nuk dihet kush janë), do t’i presë i njëjti fat. Kjo sepse, sipas aktakuzës, kundërshtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së identifikuan disa persona si “tradhtar” dhe “kolaboracionist” të trajtohen pa mëshirë.

Në pikën 36 të aktakuzës thuhet: “Nga viti 1994 e tutje, gjatë gjithë periudhës së akuzës, deklarata të ndryshme publike të Shtabit të Përgjithshëm morën përgjegjësinë për miratimin, legjitimitetin dhe inkurajimin e sulmeve dhe vrasjen e kundërshtarëve dhe kërcënimin në mënyrë të qartë të tjerët kundërshtarë me të njëjtin fat.

Kundërshtarët u deklaruan si ‘tradhtarë’ dhe ‘kolaboracionist’ të ‘ndëshkohen’ dhe të trajtohen ‘pa mëshirë’. Njëkohësisht, përmes deklaratave dhe veprimeve publike në terren, përfshirë kërcënimin, poshtërimin, dhe largimin, duke përfshirë vrasjen e kundërshtarëve, anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm u përpoqën të pozicionohen si zëri i vetëm i ligjshëm dhe përfaqësues dhe populli shqiptar i Kosovës”.

Në pikën 37 të aktakuzës përmendet se bashkëpunëtorët e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, të cilët kishin role kryesore në UÇK, të cilët ishin të përfshirë në strukturat e policisë dhe inteligjencës ushtarake, sipas aktakuzës, kanë identifikuar dhe targetuar kundërshtarët e tyre duke i rrëmbyer, keqtrajtuar dhe marrë në pyetje, shkruan Express.

“Anëtarët e JCE duke përfshirë ata që janë të lidhur ngushtë me Hashim THAÇI, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI dhe Jakup KRASNIQI, mbajtën role kryesore në UÇK, dhe më pas strukturat e PGoK. Anëtarët e JCE, duke përfshirë edhe ata në strukturat e policisë dhe inteligjencës ushtarake, kanë identifikuar dhe targetuar kundërshtarët duke kryer vepra, rrëmbim, marrje në pyetje dhe keqtrajtim. Të paktën nga Prilli 1998, kanë vazhduar gjatë gjithë periudhës së akuzës, anëtarët e UÇK-së kanë operuar duke arrestuar qindra kundërshtarë, janë keqtrajtuan dhe/ose u vrarë nga Anëtarët e JCE”, – thuhet në aktakuzë.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po akuzohen se kanë kryer edhe vrasje, tortura, abuzime dhe zhdukjen me forcë të personave. Në aktakuzën e konfirmuar nga Gjykata Speciale thuhet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi zhvilluan fushata të persekutimit kundër kundërshtarëve në komunat e shumta të Kosovës dhe në rrethet e Kukësit dhe Hasit në veri të Shqipërisë.

Aty thuhet se përndjekja u krye në baza politike dhe etnike. Më tej citohet se kanë kryer arrestime dhe ndalime të paligjshme arbitrare, zhdukja me forcë e personave, kushtet çnjerëzore në vendet e paraburgimit, abuzimi fizik dhe psikologjik. Po ashtu thuhet se kanë bërë tortura, vrasje, kërcënime dhe ngacmime.

Të paktën 39 vende janë përmendur ku krerë të UÇK-së kanë kryer vrasje në aktakuzë. Specialja ka përmendur shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa ka përmendur edhe Kukësin si territor ku janë kryer krimet e pretenduara. Periudha mbi të cilën rëndon akuza ndaj tyre është mars 1998 deri shtator 1999. Aktakuza përmend edhe 17 qendra ndalimi, që sipas Speciales, janë shfrytëzuar për torturim të të ndaluarve. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Beogradi ka perdorur dosjen faktmbledhese te Lulzim Bashes dhe Argita Berishes per “krimet” e komandanteve te UCK ne Kosove, me te cilat eshte furnizuar Dick Martin per te ngritur akuzat.

    Lulzim Basha ka ardhur i kamufluar deri ne Burrel e Fushe-kruje si inxhinier bashke me perfaqesues te Gjykates Nderkombetare per te gjetur prova per transplantin e organeve.

    Me sa duket Berisha, teksa ka deklaruar nje version te ri per “Shtepin e Verdhe” ne Burrel, kerkon te shmange pergjegjesine e Vajzes se tij Argita Berisha dhe “djalit” politik Lulzim Basha ne kete maskarade.

  2. o i paemer o te shkerdhefshin familjen me radh prej mamase e me radhe demokratetmor nen shkerdhym hu racen e poshter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *