• |
ide | kryesore

Aktakuza për Thaçin dhe Veselin, reagon Ramush Haradinaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ditës së sotme në Kosovë, ku u konfirmirmuan aktakuzat për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Haradinaj ka kërkuar përkrahjen e qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të vendit përgjatë përballjeve të këtyre dy aktorëve politik me drejtësinë ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë”, ka thënë ai. Haradinaj shtoi se beson në pafajësinë e tyre, teksa ka thënë se Kosova do dalë faqebardhë në këtë sfidë.



1 Comment

  1. Ramush,nje nga shkaktaret,e ketij “precedenti”,ne Kosove,je edhe ti,qe ke pranuar dhe votuar per kete gjykate,e cila,ne vend qe te merrej me serbet,kriminelet dhe vrasesit e kosovareve,po merret,vetem me ju qe luftuat kunder tyre,per te cliruar popullin tuaj te shume vuajtur nen regjimin serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *