• |
ide | kryesore

Akuza për Thaçin e Veselin/ Reagon qeveria e Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Për aktakuzat e ngritura ndaj ish-kryetarit të PDK-së Veseli dhe presidentit Thaçi, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ka reaguar edhe qeveria e Kosovës. Në reagim thuhet se qeveria beson në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirimin e vendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës beson thellë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit, që mbetet një nga periudhat më të ndritshme të historisë. Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e vendit tonë, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, e jo në tokë të huaj, dhe si e tillë gëzoi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, që kulmoi me fushatën e bombardimeve të NATO-s. Qeveria e Republikës së Kosovës, konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim përfundimtar të organeve kompetente të drejtësisë. Bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë të jenë shembull për respektim dhe bashkëpunim me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare” shkruhet në njoftim.



1 Comment

  1. Keshtu do te perfundojn te gjith plehrat servilet e nderkombtaruceve qe poshtrojne veten dhe popullin e tyre me gjykata te pa ligjeshme e te po ndershme qe krijohen per te damkosur Shqiptaret e ndershem kudo qe jan keta jan politikan .Jashteqytje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *