• |
ide | kryesore

Ariana Grande, e inatosur me personazhet e famshëm: ‘ Kaq të nevojshme e keni?’

-Instant, Paparazzi, Slider


Këngëtarja Ariana Grande së fundmi  ka kritkuar ashpër personat e famshëm që organizojnë festa gjatë kësaj periudhe pandemie.
E ftuar në emision “Zach Sang Shoë”, që transmetohet në Youtube, Ariana u shpreh e revoltuar duke i quajtur të “papërgjegjshëm”.“A kemi patjetër të gjithë nevojë të shkojmë tek Saddle Ranch aq sa s’mund të presim që të kalojë kjo pandemi vdekjeprurëse?!Kemi vërtetë kaq shumë nevojë të veshim çizme kauboj dhe të hipim mbi një dem mekanik?! Të gjithë kemi kaq shumë nevojë për atë dreq postimi në Instagram?!”, është shprehur  këngëtarja, duke shprehur publikisht zemërimin e saj.Ariana u shfaq në emision për të promovuar albumin e saj të ri, “Positions”, që u publikua ditën e premte.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *