• |
ide | kryesore

“Askush s’mund të barazojë viktimën me agresorin”, Basha reagon për aktakuzën ndaj Thaçit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi pas aktakuzës nga Gjykata e Hagës, Lulzim Basha reagon duke shprehur bindjen se ish-luftëtarët dhe drejtuesit e UÇK do të arrijë t’i faktojnë drejtësisë dhe mbarë botës se aktakuzat ndaj tyre janë të pabaza.

Ai pohoi se “Jam i bindur se edhe ata, që nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari i PDK Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi e luftëtarë të tjerë të UÇK-së, do t’i faktojnë drejtësisë dhe mbarë botës se aktakuzat ndaj tyre janë të pabaza.” 

REAGIMI I BASHËS 

I bindur se ish-luftëtarët dhe drejtuesit e UÇK do të arrijë ti faktojnë drejtësisë dhe mbarë botës se aktakuzat ndaj tyre janë të pabaza.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë përballë agresionit dhe krimeve kundër njerëzimit e spastrimit etnik që regjimi kriminal i Millosheviçit po kryente ndaj popullsisë së pambrojtur në Kosovë. Anëtarët e UÇK-së, pjesëmarrës në këtë luftë të pabarabartë, janë përballur e kanë dalë faqebardhë ndaj akuzave të ndryshme që janë ngritur ndaj tyre. Të tjerë luftëtarë po përballen sot.

Jam i bindur se edhe ata, që nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari i PDK Kadri Veseli, ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi e luftëtarë të tjerë të UÇK-së, do t’i faktojnë drejtësisë dhe mbarë botës se aktakuzat ndaj tyre janë të pabaza.

Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të UÇK-së për dinjitet njerëzor dhe liri, me masakrat dhe genocidin e ushtruar nga hordhitë kriminale të Millosheviçit ndaj popullsisë civile të Kosovës.

Lufta e UÇK-së pati në krah të saj Aleancën e Atlantikut të Veriut me në krye SHBA, sepse ishte një luftë e drejtë. Shqiptarët patën në krah dhe mbrojtje të tyre të gjitha vendet demokratike të botës sepse ndaj tyre po kryeheshin krimet më çnjerëzore. Asnjë shqiptar i Kosovës nuk i është fshehur drejtësisë por është përballur dhe ka ngadhnjyer. Jam i bindur se edhe këtë herë e vërteta do të ngadhnjejë dhe se asgjë nuk do mund të përbaltë luftën e drejtë të UÇK për liri.



3 Comments

  1. O Muti i Kristaqit,
    na doli dhe nje absurd tjeter!!!!!
    Ku e ke sentencen tende filozofike qe te ngrefi allatet e mia?

  2. Iu keput shpirti Bashes per akuzat ndaj Thacit. Tani Tribunali i Hages do matet dy here meqe foli

    Basha. Basha me mire ben ose te liroje rrugen nje tjetri qe ti prije me guxim e menguri kauzes

    opozitare per ta larguar kete qeveri e kete KM qe po i merr shpirtin popullit ose te “trimerohet”

    pak e mos te squllet duke lene pergjysme nismat opozitare apo duke i tradhetuar ato. Akoma

    vazhdon procesi gjyqesor ndaj herojve te unazes se re. ku eshte opozita dhe Basha ? Apo rasti i

    i grevisteve te ballshit e etj. Per cfare na duhet opozita nqs ajo nuk eshte avokate e te drejtave

    te njerzve qe dhunohen aq hapur nga qeveria?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *