• |
ide | kryesore

Biden vetëm 6 vota elektorale larg fitores në SHBA, Trump i zemëruar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Joe Biden është vetëm 6 vota elektorale larg fitores së madhe në SHBA. Kandidati për President ka shkuar në 264 vota elektorale sipas Associates Press, teksa Trump ka mbetur në 214.

Numërimi vijon në disa shtete teksa duket se do të pritet dhe disa ditë në rast se një prej kandidatëve nuk plotëson kuotën e 270 votave elektorale që shpallin fituesin.

Shtetet ku po luhet fati i zgjedhjeve janë Pensilvania, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Alaska dhe Nevada. Në katër të parat kryeson Trump teksa tek e fundit Biden.

Këto do të mbahen mend si një nga zgjedhjet më të debatuara dhe kontestuara në histori të SHBA, fill pas deklaratës së Trump se ”zgjedhjet po vidhen”. Edhe sot Trump ka shprehur pakënaqësi duke shkruar se ”Avokatët tanë kanë kërkuar “qasje kuptimplote”, por çfarë dobie ka kjo? Dëmi është bërë tashmë në integritetin e sistemit tonë, dhe në vetë Zgjedhjet Presidenciale. Kjo është ajo që duhet diskutuar!”.

Pikërisht akuzat filluan për votën me postë, që pritej të favorizonte demokratët, kurse Trump kishte rezerva për të pasi e konsideronte si jo të sigurt. Gjithsesi Trump-i ka paralajmëruar se do e çojë në Gjykatë çështjen e zgjedhjeve dhe ajo do të marrë një verdikt final për to në rast se ndodh.



4 Comments

  1. Joe Biden eshte turpi i Amerikes. Ai i shkrete ka harruar si te flasi dhe jo me te behet president. Dhe as i po futem ketu korrupsionit te tij masiv, qe edhe i vogli e di. Ai e ka vendin ne burg dhe jo ne politike.

  2. Po si mo gazetar idiota u fitokan zgjiegjet me 50% te votave???
    Duhet te kesh 50% +1 vote per te fituar.
    Per te mos folur pastaj per dallaveret qe po ndodhin aktualisht atje.
    Eshte per te ardhur keq qe niveli i medias shqiptare sa vjen dhe dobesohet akoma me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *