• |
ide | kryesore

“Bielsa firmosi pas 10 orësh në një dhomë”: presidenti i Leeds tregon si bindi teknikun

-Instant, Sport



Leeds United është bërë tashmë shtëpia e Marcelo Bielsa, që e ka kthyer skuadrën e kontesë angleze të West Yorkshire në Premier League verën e kaluar, 16 vjet nga hera e fundit. Andrea Radrizzani, pronari i klubit, ka zbuluar për beIN Sports si lindi akordi me Loco: “Ndodhi gjatë një bisede në makinë me Víctor Orta, drejtorin sportiv. Kishte qenë një sezon i vështirë, kështu që doja një lider, një trajner karizmatik që mund të ndryshonte gjithcka e Victor tha ‘Mendoj se Marcelo Bielsa do të ishte i pabesueshëm, por është e pamundur’… E kur dikush thotë që është dicka e pamundur, e dua më shumë”.

Radrizzani pastaj zbuloi se Orta e kishte marrë trajnerin në telefon, pa marrë asnjë përgjigje nga argjentinasi. Kështu, drejtori sportiv i la një mesazh në celular: “Kur foli ditën tjetër me të, Marcelo kishte parë ndërkohë 10 ndeshje, njihte edhe lojtarët… Kështu, fluturuam në Buenos Aires e kaluam 10 orë në një dhomë duke mësuar nga ai, ndërsa ai vetë kishte të qartë gjërat për të bërë e për të ndryshuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *