• |
ide | kryesore

Bllokohen një orë në ashensor në Leipzig: 11 lojtarë të Psg shpëtohen nga zjarrfikësit

-Instant, Sport



Vigjilja e Champions League ka qenë e vecantë për 11 lojtarë të Psg, të bllokuar për gati një orë në ashensorin e hotelit në Leipzig, ku qendronin francezët për ndeshjen. Episodi është dokumentuar nga Kurzawa me disa story në Instagram (që më pas u hoqën). Sipas asaj që bën të ditur Le Parisien, Di Maria e të tjerët janë cliruar pas 50 minutash nga zjarrfikësit.

Kurzawa, Kimpembe, Paredes, Kean, Di Maria, Marquinhos, Fadiga, Diallo, Gueye, Dagba e Ruiz-Atil. Këto janë 11 lojtarët që mbetën të bllokuar, që në klipet e videove dëgjohen të lajmërojnë për ngjarjen dy kampionët e kryeqytetasve Mbappè e Neymar.

Skuadra sapo ishte kthyer në hotel pas stërvitjes së pasdites. Ndeshja e mbrëmjes rezultoi edhe më keq, me humbjen 2-1 ndaj gfjermanëve, në grupin H. Por ndoshta episodi i ashensorit ishte paralajmërimi se nuk ishte mbrëmja e tyre…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *