• |
ide | kryesore

Denoncimi me VIDEO/ Tek ‘Sami Frashëri’ dhe tek ‘5 maji’ nuk po punohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Puna për Sami Frashërin dhe 5 Majin nuk po vijon. Ka qenë sërish ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila ka publikuar sot një tjetër video në lidhje me projektin e ndërtimit në shkollën Sami Frashëri si dhe në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë, ndërsa akuzon se në këto dy kantierë nuk vijon puna.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Tabaku flet për kantierë imagjinarë të Rilindjes, ndërsa parashtron disa pyetje për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

1. A u rehabilitua Sami Frasheri pak muaj para se të shembej ndonëse EV tha që do rrojë me vite?

2. Me çfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj.

3. A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës Sami Frashëri dhe anulluar me datë 21 Prill? Që do të thotë se kur u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt…

4. Në ç’sirtar ka përfunduar procedura e përfunduar e tenderit për shkollën Sami Frashëri? Pse nuk është bërë publike?

ER dhe EV duhet ta kenë dhe përgjigjen pse shkollat e tyre janë me kosto 4,5mln euro dhe të BE 700 000 euro.



3 Comments

  1. Esdhte e disata here qe e japin kete lajm opozita. Gjithe opozitarizmi ka mbet se nuk po punohet

    tek nje kantier ndertimi. O pika qe su bie opozite e shitur. Ju beni sikur beni opozite sa per tu

    “gjetur Kola ne pune”. Pse ky eshte problemi i Shqiperise se jane ngadalsuar punimet tek nje

    kantier ndertimi ? Turp per ju si opozite dhe per ne qe ju mbeshtetim. Per keshtu me mire mos

    te kishim fare opozite dhe e flejme mendjen sic e fjetem per 45 vjet e te brohorasim te gjithe

    njezeri bashke me Nolin :

    Se cu rehatos mileti
    Se Sulltanin prap e gjeti
    Se qe kur e humbi s’fjeti

    C’ka se i vjetri qe
    madheshtor sa nje deve
    dhe ky s’ben as meze
    rrofte sa jep ylefe.

    Se c ‘ na u gezua xhani
    Se c;na preu Ramazani
    Rrofte pra Salep Sulltani

    1. Ore i bodrumit! behet fjale per miliona Eur, per pronesi te tjetersuar, per leje ndertimi pa kriter dhe per mashtrim publik..Opozita eshte pergjigjur sepse per denoncimin e kryer me pare, eshte quajtur genjeshtare..Qartesish genjeshtare hajdute dhe mashtrues jane ata qe jane ne pushtet.. Lere Nolin , mos e cito pa kriter se nuk e ke kuptuar fare..hajde djale/vajze e mbare dil nga bodrumi se diten e puunes e more sot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *