• |
ide | kryesore

Dilema e Inter për Lukakun, fut në telashe Belgjikën: zikaltrit nuk duan të rrezikojnë ridëmtimin

-Instant, Sport



Të provojë rikuperimin e Romelo Lukakut për ndeshjen kundër Atalantas apo të vazhdojë me kujdesin më të madh duke synuar rikthimin post-pauzës, duke evituar që sulmuesi belg të “shtrydhet” nga kombëtarja e tij? Kjo është dilema në shtëpinë e Inter, në pritje që një përgjigje përfundimtare ta japë pikërisht qendërsulmuesi, i vetmi në fund të fundit që njeh realisht gjendjen e aduktorit të tij, që e ndaloi të luante kundër Parmës e mbi të gjithë Real. Sot Lukaku është prezantuar në Appiano, me Vecino e Sensi, në një ditë pushimi për pjesën tjetër të skuadrës. Natyrisht nuk ishte dita që mund të japë garanci, sepse tregues më të qartë mund të jepen të premten e të shtunën.

Duke parë periudhën jo të mirë të zikaltërve e koeficientin e vështirësisë në sfidën e Bergamos, të kesh mes të disponueshëmve një si Lukaku është gjë e rëndësishme: përqendrimi i belgut në asetin interist nuk ka dyshim, por është edhe e vërtetë se shkalla e rrezikut mbetet e lartë. Ndoshta shumë e lartë. E në fund, pikërisht në Madrid, Inter tregoi se problemi nuk ishte shumë në fazën ofensive (sidomos me rikuperimin e Sanchez) sa ajo difensive, me tre gola të tjerë të pësuar, fryt i gabimeve individuale e të pozicionimit kolektiv që janë tashmë zakon i pakëndshëm i këtij fillimi sezoni zhgënjyes. Sidoqoftë, fjala e fundi i takon Lukakut: do të jetë ai, si ka kërkuar shpesh Conte duke dashur ti japë vlerë lojtarëve të tij, të thotë nëse e ndjen apo jo të rikthehet kundër Atalantës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *