• |
ide | kryesore

Dorëheqja e Hashim Thaçit/ Vjosa Osmani merr postin e Presidentes së Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vjosa Osmani do të jetë presidente e përkohshme e Kosovës pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, kur postin i Presidentit mbetet vakant atëhere kryeparlamentari merr përkohësisht detyrën.

Pikërisht kjo detyrë i takon Vjosa Osmanit si kryetare e parlamentit kurse Thaçi sot ka njoftuar dorëheqjen pasi Gjykata Speciale e Hagës i ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria, së bashku me disa ish-luftëtar të tjerë të UÇK për rreth 100 krime lufte.

Vjosa Osmani vjen nga radhët e LDK edhe pse nuk ka më asnjë funksion tek ish-partia e saj për shkak të mosmarrëveshjeve pas prishjes së koalicionit me LVV. Ajo gjithashtu ka qenë kritike e hapur ndaj Hashim Thaçit që sot po i merr detyrën.

”1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit”, thotë Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit], e Kapitullit V të Kushtetutës së Kosovës.



2 Comments

  1. ALBIN KURTI KRYEMINISTER ,DITMIR BUSHATI OSE FATOS LUBONJA PRESIDENT I KOSOVES thotë:

    ZONJA OSMANI JU LUTEM SHPALLI ZHJEDHJET E PARAKOHESHME DHE TE IK EDHE DULLA KOTI DHE ISA MORINA DHE ZAGARI BATON HAXHIU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *